LAJMI I FUNDIT:

Lushaku: Vendimi për rritjen e pagave, nuk i kontribuon liberalizimit të vizave (Video)

Lushaku: Vendimi për rritjen e pagave, nuk i kontribuon liberalizimit të vizave (Video)

Ligjëruesja universitare dhe njohësja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Jehona Lushaku ka thënë se është e rëndësishme se para gushtit do të publikohet raporti i Komisionit Evropian.

“Procesi i liberalizimit është në përmbyllje, do të vlerësohet se a janë përmbushur këto kritere të mbetura nga raporti i fundit që është adresuar nga viti 2016”, ka thënë Lushaku në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu.

Njohësja e marrëdhënieve ndërkombëtare ka treguar procedurat që ka Bashkimi Evropian, për t’i dhënë popullatës së një vendi (në këtë rast Kosovës) të drejtën për udhëtim pa viza.


“Vendimi final për liberalizim ose jo të vizave për Kosovën do të merret në Këshillin e Ministrave të BE-së. Vizat liberalizohen nëse marrim votën pro të shteteve që përbejnë 55% të popullatës së BE-së, dhe 65% të territorit”, ka sqaruar Lushaku, përcjell Telegrafi.

Ajo ka thënë se duhet pasur kujdes me shtetet e mëdha që na kanë njohur, që të mos rrjedh asnjë votë, pasi edhe pa votën e pesëshes së BE-së që nuk na ka njohur, liberalizimi i vizave nuk rrezikohet.

“Ka shtete që kanë 20 vota, por ka edhe të tilla si Qipro dhe Malta që kanë nga tri vota. Nëse i heqim numrin e votave të pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ne nuk dëmtohemi, por nëse humbim mbështetjen e ndonjë prej shteteve të mëdha siç mundë të jetë Franca, atëherë rrezikohet liberalizimi i vizave”, ka shtuar më tej Lushaku.

Ligjëruesja universitare ka thënë se edhe vendimet e fundit për rritjen e pagave apo ndonjë rast ku nuk u respektuan vendimet e gjykatave, mundë të ndikojnë keq në procesin e liberalizimit të vizave.

“Mos të harrojmë se ne marrim kredite edhe nga vendimet e fundit për rritjen e pagave, për mosrespektim të vendimeve të gjykatave etj. Krejt këto hyjnë në vendime politike, dhe momentalisht institucionet nuk janë duke i respektuar disa kritere”, ka përfunduar Jehona Lushaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori