Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjatë vizitës në Uashington, ka vazhduar takimet në Departamentin e Punës, në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai u takua me Drejtoreshën e Zyrës për punën e fëmijëve, punës së detyrueshme dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Marcia Eugenio, me të cilën bisedoi lidhur me vështirësitë e ministrisë, sidomos me papunësinë në vend, krijimin e mundësive për punësim sezonal në SHBA, si dhe eliminimin e punëve të rënda tek fëmijët.
Siç Njofton MPMS, ministri Reçica e njoftoi znj. Eugenio lidhur me zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Departamenti i Shtetit mbi eliminimin e punëve të rënda tek fëmijët. Ai theksoi se tashmë draftligji për të drejtat e fëmijëve është dërguar për miratim në qeveri, është miratuar Strategjia Sektoriale, e cila parasheh disa aktivitete lidhur me eliminimin e punëve të rënda, sikurse ngritja e nivelit të koordinimit në mes të nivelit qendror dhe lokal si dhe fuqizimi i mekanizmave për eliminimin e punëve të rënda, përfshirja e fëmijëve minoritar nëpër shkolla, etj.
Eugenio falënderoi Ministrin Reçica për vizitën dhe theksoi se Departamenti i Punës është i interesuar që të ndihmojë Kosovën në këtë aspekt.
Ministri Reçica, po sot ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e zyrës së “UN Women” në Uashington, Elizabeth Cafferty me të cilën diskutoi lidhur me viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.
Ministri Reçica e njoftoi znj. Cafferty lidhur me procesin e statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe veprimet të cilat ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës lidhur me njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe për beneficionet që do t`iu ofrojë Qeveria e Kosovës.
Ministri Reçica kërkoi nga znj. Cafferty ndihmë në realizimin e një projekti me të cilin do të angazhoheshin një numër grash, në punësim ose të mbështetën me projekte të vogla, si biznese familjare etj.
Cafferty e siguroi ministrin Reçica se do të ngrit këtë çështje edhe në Nju Jork dhe se do të jetë zëri i të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit.
Ministri Reçica është takuar gjithashtu me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore me të cilët ka diskutuar për projektet e Ministrisë, reformën pensionale, reformën në marrëdhënien e punës, inspektoratin e punës dhe reformën e aftësisë së kufizuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66
Aksident mes shtatë veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Moti për pesë ditët e ardhshme
Shkatërrohet një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në falsifikimin e parave në Maqedoninë e Veriut
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet