LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Vendimin përfundimtar për emrin do ta sjellin qytetarët në referendum

Zaev: Vendimin përfundimtar për emrin do ta sjellin qytetarët në referendum

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në intervistë për Prizma.mk, i dha fund dilemave se ku do të nënshkruhet marrëveshja historike mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e ri ‘Maqedonia Veriore’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ishte propozuar, dhe ashtu mbeti – Prespa. Në praninë time, kryeministrit Tsipras dhe ministrave tjerë nga të dy qeveritë, Marrëveshja për zgjidhje përfundimtare të kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe për partneritet strategjik mes dy shteteve do ta nënshkrujanë ministrat për punë të jashtme. Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar dhe do të jenë të pranishëm mysafirë të lartë dhe miq tanë nga BE dhe OKB, nga të cilët kemi pranuar përkrahje të plotë gjatë tërë procesit”, është shprehur Zaev.

Zaev shton se kjo marrëveshje qartë dhe në mënyrë transparente vërteton hapat sipas të cilëve propozohet realizimi i saj.


“Në marrëveshje qartë qëndron se vendimi përfundimtar do ta sjellin qytetarët – në referendum. Ivanov me sjelljen e tij, praktikisht, e mohon atë të drejtë të qytetarëve, gjithë qytetarëve. Kush ia jep atë të drejtë?”, pyet kryeministri Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori