LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti tregon se BIK-u s’ka aplikuar ende për leje të Xhamisë Qendrore

Ahmeti tregon se BIK-u s’ka aplikuar ende për leje të Xhamisë Qendrore

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ende nuk ka dorëzuar aplikacionin për leje për ndërtimin e Xhamisë Qendrore, në Prishtinë.

Këtë, Ahmeti e ka konfirmuar pasi është pyetur nga KosovaPress në lidhje me fotografinë që BIK ka vendosur në murin e sallës ku u priten mysafirët për Fitër Bajram, përfshirë kryetarin  Prishtinës, e ku shihet projekti i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Gur themelet e kësaj xhamie janë vënë në lagjen Dardania pesë vjet më parë, mirëpo ende nuk ka leje për ndërtimin e saj.


“BIK s’ka apliku për leje ende. Nuk ka asnjë telashe me komunën”, ka thënë Ahmeti në përgjigjen e tij.

Pamje nga pritjet për Fitër Bajramin e vitit të kaluar, tregojnë se fotografia e projektit nuk ka qenë më herët e vendosur në murin mbrapa ulëseve ku kryeimami i Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, pret mysafirët e tij përherë për festa.

Duket se BIK-u kësaj radhe përmes fotografisë ka dashur të tërheq vëmendjen për projektin që tash e disa kohë është diskutuar.

Para shtatë muajve Komuna e Prishtinës i ka dhënë BIK-ut një dokument me kushtet për ndërtim.

Asokohe, BIK-u pati njoftuar se është duke punuar me arkitektë nga Ankara për të plotësuar ato në projekt dhe për të nisur ndërtimin sa më parë.

Ndërtimin e Xhamisë, e cila do të kushtojë afro 30 milionë euro, e gur themeli i së cilës është vënë para 5 vjet në lagjen Dardania afër Post Telekomit të Kosovës, do të financojë Bashkësia Islame e Turqisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori