Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë si i ftuar nderi i Bundestagut gjerman në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit, gjatë të cilit mbajti fjalën e rastit.
Kreu i Shtetit vuri theksoi në fjalën e tij se, sot paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë dhe kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.
Presidenti Meta theksoi gjithashtu se, në këtë frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, ne u lutëm bashkarisht që çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhej sa më parë dhe falënderojmë Zotin për progresin historik të ditëve të fundit dhe finalizimin e saj. Po kështu u lutëm që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet, nënvizoi Presidenti.
Duke iu referuar temës së Takimit, Presidenti Meta nënvizoi se pavarësisht izolimit të gjatë komunist, uria e shqiptarëve për dashurinë dhe përkushtimin ndaj Zotit ishte tejet e madhe. Përpjekje satanike u bënë gjatë regjimit diktatorial për të reduktuar interesin e shqiptarëve vetëm tek “buka e përditshme” dhe zbrazur shpirtin e tyre nga besimi dhe dashuria në Zot.
Nuk do të gjeja shprehje më të bukur se ajo e Nënë Terezës që thotë se: Uria për dashurinë është më e vështirë të largohet se sa uria për bukë.
Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu edhe progresin e bërë nga Shqipëria nën drejtim të procesit të integrimit evropian dhe theksoi se, vetëm dy javë na ndajnë nga vendimi i rëndësishëm që pritet të merret nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ne lutemi që ky vendim të jetë pozitiv si për ne, ashtu edhe për fqinjin tonë Maqedoninë.
“Brenda kësaj lutjeje qëndron dhe vetëdija e plotë për punën akoma më të madhe që duhet të bëjmë për të rritur cilësinë dhe standardet në të gjitha fushat e politikbërjes. Çelja e negociatave do të ishte një shtysë inkurajuese për adresimin edhe më të fortë të prioriteteve kyçe”, theksoi Presidenti Meta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj