LAJMI I FUNDIT:

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Ditëve të ardhshme mot jostabil, me shtrëngata me shi

13.06.2018 – Një vorbull ciklonike nga Atlantiku dhe masa të ftohta ajrore do të depërtojnë ditëve në vijim mbi vendin tonë, që do të kushtëzojnë mot jostabil me shtrëngata me shi, ndërsa temperaturat ditën e premte do të pësojnë rënie edhe nën vlera mesatare.

14.06 – Paradite mot pjesërisht i vranët. Gjatë ditës kryesisht me vranësira, e pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.


15.06 – Mot më i freskët, kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, që pasdite do të shoqërohen edhe me bubullima.

16.06-17.06 – Të shtunën mot kryesisht me vranësira, e pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e diel, mot pjesërisht i vranët, e pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

18.06 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite priten shtrëngata me shi.

Temperaturat minimale do të sillen nga 12C deri 14C, e ato maksimale do të zbresin deri në 21C, ditën e premte, e pastaj do të rriten deri në 25C.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike, pasi ka zbritur nën vlera normale, gradualisht do të rritet rreth këtyre vlerave.