LAJMI I FUNDIT:

Ulet në buzë të një ure në Chicago, 18-vjeçari humb ekuilibrin dhe bie – vdes në vend

Ulet në buzë të një ure në Chicago, 18-vjeçari humb ekuilibrin dhe bie – vdes në vend

Një djalë i ri i moshës 18-vjeçare humbi jetën, pasi u rrëzua nga një urë në qendër të Chicago, SHBA.

Trupi i të riut përfundoi në trotuar këtë të martë, duke gjetur vdekjen menjëherë.

Policia bëri me dije se i riu ishte ulur buzë një ure në Rush Street, në zonën e North River, kur dyshohet se aksidentalisht humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.


Viktima është Matthew Lukaszczyk, i cili jetonte në periferi të Chicago, në zonën e Burbank, shkruan noa.al.

Për shkak të dëmtimeve serioze në kokë, ai gjeti vdekjen, pavarësisht tentativës për t’i ardhur në ndihmë.

Aktualisht policia po heton, për të zbuluar se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e Lukaszczyk.