Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar sot të marrin pjesë në votimin për Rezolutën antikorrupsion të propozuar prej 28 prillit 2018 nga lëvizja Vetëvendosje.
Deputetët nga partitë në pushtet theksuan se kjo rezolutë nuk është harmonizuar.
Rezoluta e propozuar nga Vetëvendosje:
- Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të shkarkojë nga detyra të gjithë zyrtarët e lartë të cilët kanë aktakuza për keqpërdorim dhe/ose korrupsion nga pozicioni të cilin e mbajnë.
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik duhet të dorëzojë brenda 15 ditëve pune raport të detajuar Kuvendit të Kosovës, mbi dosjen penale të çdo anëtari të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore dhe regjionale dhe kryeshefave ekzekutivë, kjo përfshirë edhe rastet që kanë vetëm aktakuzë apo që në të kaluarën kanë pasur.
- Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Auditori i përgjithshëm të hartojë në përputhje me legjislacionin në fuqi raportin mbi rregullsinë, performancën dhe financat e Organit Shqyrtues të Prokurorimit. Këtë raport t’ia dorëzojë Kuvendi jo më larg se 90 ditë nga hyrja në fuqi e kësaj Rezolute.
- Ministria e Punëve të Brendshme të dërgojë raport Kuvendit të Kosovës me gjendjen dhe rastet me aktakuzë të mëhershme dhe të tashme të: Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike; Departamentit special antikorrupsion në Policinë e Republikës së Kosovës; Divizionit kundër krimit të organizuar
- Komisionet parlamentare që mbikëqyrin punën e institucioneve të pavarura të zgjedhura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të themelojnë grupet e punës brenda komisioneve për të përgatitur raportin me të dhëna mbi rastet dhe aktuakuzat e anëtarëve të bordeve dhe drejtuesve të këtyre institucioneve. Këto raporte të paraqiten në seancë si dhe të dorëzohen në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ngarkohen komisionet si më poshtë që brenda 30 ditëve pune të dorëzojnë raportet e detajuara të përshkruara si më lart: a)Komisioni parlamentar për Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal; b) Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit; c) Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media; d) Komisioni për Buxhet dhe Financa; e) Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi
- Ministria e Drejtësisë në koordinim me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të fillojë përgatitjen jo më vonë se 7 ditë pune nga hyrja në fuqi e kësaj rezolute për nismën legjislative për vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, me theks të veçantë vettingun.
- Qeveria e Republikës së Kosovës, në fazën e rishqyrtimit buxhetor të vitit 2018, të ofrojë mbështetje financiare për sistemin e drejtësisë për: a) Krijimin e departamenteve të veçanta përbrenda prokurorisë dhe gjykatave, në përbërje të ekipeve të veçanta prokurorësh, hetuesish dhe gjykatës të profilizuar që do të merren vetëm me lëndët e korrupsionit; b. Shtimin e numrit të stafit mbështetës i profilizuar në këtë drejtim.
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në bashkëpunim me Këshillin e lartë Gjyqësor të Kosovës, urgjentisht duhet të informojë Kuvendin për rastet e parashkrimit në lëndët e korrupsionit, dënimet e ulëta, ato me kusht, përfshirë këtu edhe analizën për rrethanat lehtësuese në aktgjykime si dhe të dalë me rekomandime për adresimin e këtyre rasteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Situata e gripit të shpendëve në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë mesazh për fermerët e qytetarët
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë – rastet po hetohen
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025