LAJMI I FUNDIT:

Amerika do t’i kthejë Vatikanit letrën e vjedhur të Kolombit (Foto)

Amerika do t’i kthejë Vatikanit letrën e vjedhur të Kolombit (Foto)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë bërë të ditur se do t’i kthejnë Vatikanit kopjen e letrës së shkruar në shekullin e 15-të nga Kristofor Kolombi, në të cilën zbuluesi rrëfen për familjen mbretërore të Spanjës, zbulimin e Amerikës.

Letra e Kolombit e shkruar më 1493 do t’i kthehet Librarisë së Vatikanit, e cila u përshkrua si “shtëpia e duhur për letrën”. Libraria e Vatikanit pranoi një kopje në vitin 1921, mirëpo në vitin 2011, një ekspert zbuloi se letra ishte falsifikuar dhe ishte përdorur si zëvendësim gjatë vjedhjes.


Kopja e vjedhur ishte gjetur n qytetin amerikan, Atlanta, ku ishte arritur pasi një amerikan e kishte blerë atë nga një tregtar, në vitin 2004, pa vetëdijen se ajo ishte vjedhur.

Kjo do të jetë letra e tretë e shkruar nga Kolombi që është vjedhur dhe kthyer, një u kthye në Florence dhe një tjetër në Barcelonë. /kp/Telegrafi/