Sektori privat në Kosovë vazhdimisht është përballur me sfida të ndryshme që nga pavarësimi i vendit. Në anën tjetër, Republika e Kosovës ka ruajtur në vazhimësi stabilietin makroekonomik, derisa ka arritur të mbajë borxhin publik brenda niveleve të rekomanduara.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson pozitivisht faktin se ky stabilitet është ruajtur pa rritje të normave tatimore dhe në rrethana të një deficiti të lartë tregtar. Në këtë aspekt, Oda Ekonomike Amerikane beson se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, duke ndihmuar Qeverinë në ruajtjen e performancës pozitive në politikat fiskale dhe stabilitetin ekonomik.
Sidoqoftë, Oda Ekonomike Amerikane shpreh shqetësimet e saj lidhur me tendencat e fundit në rritje të shpenzimit të pakontrolluar të parasë publike. Kjo gjithashtu përfshin edhe vendimet e marra pa një konsideratë të implikimeve financiare për buxhetin e vendit. Oda Amerikane shpreh brengën e saj edhe me shpenzimin e pakontrolluar të fondit rezervë të shtetit.
Oda Ekonomike Amerikane beson se vazhdimi i sjelljes së tillë do të rëndojë ngarkesën mbi arkën e kufizuar të shtetit dhe rrjedhimisht do të rrisë ngarkesën tatimore mbi sektorin privat. Një veprim i tillë do të përkeqësonte sistemin tatimor në Kosovë, si dhe do të rrënonte prospektet për një sektor më të fuqishëm privat, si dhe rritje të investimeve të huaja direkte.
Në fund, Oda Ekonomike Amerikane edhe një herë bënë thirrje për një menaxhim më të kujdesshëm të financave publike, duke vënë theksin mbi rëndësinë e investimeve kapitale të cilat do të ndikonin në sektor më të fuqishëm privat, krijim të vendeve të punës dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025