Kryetari i komunës së Prishtinës, dhe njëherit Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, ka reaguar në deklaratën e ambasadorit britanik Ruairí O’Connell në lidhje me kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë.
Ahmeti në një koment nën deklaratën e postuar në Facebook, të ambasadorit, ka thënë se “ka boshllëk ndërkombëtar në rastrin e Zharkut”.
“Më të vërtetë e vlerësojë deklaratën tuaj në lidhje me rastin. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë boshllëk në ligj, ka pasur një boshllëk ndërkombëtarë në aplikimin e ligjit. Ai ishte dënuar për një vepër kriminale dhe aplikimi ligjit do të duhej të ishte e lehtë për një rast të EULEXi-it”, ka shkruar Ahmeti duke cituar tutje legjislacionin në fuqi që flet për ekzekutimin e aktgjykimeve vendore në një shtet tjetër.
Respektivisht nenin 77 që flet për kushtet për paraqitjen e kërkesës për njohje dhe ekzekutim:
Aty thuhet se njohja dhe ekzekutimi i aktgjykimit të formës së prerë të dhënë nga një gjykatë në Republikën e Kosovës mund të kërkohet nga një shtet tjetër në një nga rastet e mëposhtme: në qoftë se personi i dënuar është shtetas ose banor i përhershëm i shtetit të kërkuar; nëse personi i dënuar tashmë është duke vuajtur dënimin me burgim për një vepër tjetër në shtetin e kërkuar; zbatimi i dënimit në shtetin e kërkuar ka gjasa të përmirësojë perspektivën për rehabilitim social të personit të dënuar; në pajtim me ligjin e shtetit të kërkuar, ekstradimi i personit në Republikën e Kosovës nuk është i lejueshëm.
Tutje thuhet se njohja dhe ekzekutimi i aktgjykimeve të gjykatave vendore mund të kërkohet nga një shtet tjetër në të gjitha rastet kur konsiderohet se ekzekutimi i vendimit në Republikën e Kosovës nuk është i mundur.
Derisa neni 78 që flet për paraqitjen e kërkesave për njohje dhe ekzekutim thotë se: 1. Kërkesat për njohje dhe ekzekutim të aktgjykimeve të gjykatave vendore do t’i dorëzohen shtetit të kërkuar nga Ministria, me kërkesë të gjykatës që ka shpallur aktgjykimin. 2. Kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe duhet të shoqërohet nga origjinali ose kopja e vërtetuar e aktgjykimit, ekzekutimi i të cilit kërkohet dhe dokumentet e tjera të nevojshme sipas ligjit të shtetit të kërkuar.
Ambasadori britanik ka reaguar ndaj kthimit të Zharkut duke thënë se Xhabir Zharku është dënuar me tri vjet burg për krimet e vetë dhe se kthimi i tij në Kosovë është i turpshëm.
“Por turpi i vërtet është që gjate gjatë viteve mbas që u lejua të ikë nga drejtësia, asgjë nuk është bërë për të parandaluar politikanët të tjerë kriminel për ta bërë të njëjtën gjë. Unë nuk shoh asnjë arsye për një mundësi ligjore që lejon kriminelet të ikën nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit, në vend të kohës në burg. Shpresoj që reformat e drejtësisë nga Qeveria do të trajtojnë këtë boshllëk, për t’i ndihmuar ata policë dhe prokurorë që janë serioz në luftën kundër krimit të organizuar. Britania ka nevojë që Kosova të jetë partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar O’Connel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova