LAJMI I FUNDIT:

Rama: Jemi të përkushtuar të mos cenohet arsimi në Shqipëri

Rama: Jemi të përkushtuar të mos cenohet arsimi në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Anadolu Agency ka folur në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, partneritetin strategjik midis dy vendeve, përpjekjet e përbashkëta për të eliminuar kërcënimin e strukturave të organizatës terroriste FETO në Shqipëri, për çështjet e brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, si dhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

I pyetur për strukturat e organizatës terroriste FETO, që veprojnë në Shqipëri, kryeministri Rama ka pohuar se ka një numër të caktuar shkollash të ndërtuara në të shkuarën që kanë qenë një pikë referimi për prindërit dhe nxënësit.

Ai tha se shkollat e FETO-s në të kaluarën kanë ofruar mundësi që Shqipëria nuk është se i ka pasur në të gjithë sistemin në territorin e vet, por se aktualisht qeveria shqiptare është e përkushtuar që “influenca negative e këtyre shkollave” të mos ndikojë në arsimin në Shqipëri.


“Është me shumë rëndësi të kuptohet se ne jemi të përkushtuar për të ofruar një shërbim sa më të mirë arsimor në të gjithë territorin dhe paralelisht patjetër për të mos lejuar që influenca negative të natyrës që ju përmendet (kërcënimit të FETO-s) të kenë hapësirë dhe të cenojnë pikërisht misionin që ka arsimi në Shqipëri”, tha Rama.

I pyetur më tej për bashkëpunimin dhe përpjekjet midis Shqipërisë dhe Turqisë për të eliminuar kërcënimin e FETO-s, Rama duke iu referuar grusht shtetit të dështuar të FETO-s në Turqi, tha se ajo ngjarje i bën vigjilent dhe shumë të vëmendshëm pasi siguria kombëtare dhe stabiliteti demokratik i vendit është prioritet i prioriteteve.

“Ne jemi shumë të vëmendshëm. Kemi të gjitha arsyet të mbetemi shumë të vendosur në qëndrimin e shprehur që në minutat e para të grusht shtetit se bëhej fjalë dhe bëhet fjalë për një kërcënim serioz, që ne nuk do të donim në asnjë mënyrë ta shikonim, në asnjë formë sado margjinale në vendin tonë”, tha kryeministri shqiptar.

Ai foli edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për politikën e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, në veçanti lëvizjen e lirë të cilën e quajti “turp të madh të Bashkimit Evropian”.

“Dua të them që është një turp i madh i Bashkimit Evropian dhe këtë e kam thënë dhe publikisht, dhe e them gjithmonë që akoma sot populli i Kosovës mbetet i izoluar dhe i vetmi popull në të gjithë kontinentin që nuk ka të drejtë të lëvizë lirisht”, thekson Rama.

“Është e vështirë t’ua shpjegosh, në fakt njerëzve në Kosovë, atë që është e pashpjegueshme… si ka mundësi që kur ishin nën një diktaturë nga e cila bën luftë dhe paguan me shumë sakrifica dhe humbje jetësh lirinë e tyre, lëviznin lirisht dhe sot që janë në shtetin e tyre sovran dhe të njohur nga pjesa e madhe e vendeve evropiane dhe nga të gjitha fuqitë e mëdha, ata janë i vetmi popull që nuk ka të drejtë të lëvizjes. Ky është një turp”, tha Rama.

Sa i përket qëndrimeve të Bashkimit Evropian në raport me pavarësinë e Kosovës dhe në raport me dialogun, Rama shpreh mendimin se qëndrimet janë të duhura dhe beson se u takon udhëheqësve të Kosovës që të udhëheqin këtë proces.

“Shqipëria ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë pa folur asnjëherë në emër të Kosovës, por duke folur në çdo rast për Kosovën”, shprehet Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori