LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i gëzohet marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, për emrin

Haradinaj i gëzohet marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, për emrin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas arritjes së marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, ka thënë se “çdo lajm i mirë nga rajoni na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat euro-atlantike të cilat bashkërisht i synojmë”.

Haradina, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i gëzohet lajmit të shumëpritur për arritjen e marrëveshjes historike për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.


“Lidershipi i të dyja vendeve u tregua i vendosur dhe vizionar për të kontribuar në përmbylljen e një çështjeje të hapur të Ballkanit Perëndimor. Çdo lajm i mirë nga rajoni ynë, na përafron të gjithëve me strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike të cilat bashkërisht i synojmë.  Uroj që në këtë frymë konstruktive të përmbyllen të gjitha temat tjera historike të mbetura hapur nga e kaluara në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/