LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kishte qëllime që të sabotohej ceremonia e Lidhjes së Prizrenit

Haradinaj: Kishte qëllime që të sabotohej ceremonia e Lidhjes së Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë për incidentin që është përfshirë gjatë manifestimit të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka larguar një grua, e cila kishte dalë në foltore e paftuar,  për të marrë fjalën.

Kryeministri e quan si sabotim ngjarjen që ka ndodhur, ku thotë se nuk është hera e parë që i thirrin njerëzit me porosi për të bërë veprime të tilla. Ndërkohë që është shprehur se do ta bëjë publike nëse e merr vesh se nga kush është organizuar një veprim i tillë.


“Nuk është hera e parë që i thirrin njerëzit, ju japin porosi me bë veprime të tilla. Ka plot raste të tilla, që janë duke i bërë. Kur ta gjej kam me ju tregua menjëherë”, tha Haradinaj, raporton KP.

Ndërkohë, ka pasur një përgjigje edhe për ata që kanë deklaruar se kreu i qeverisë përdor dhunë.

Incident në shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, intervenon kryeministri Haradinaj (Video/Foto)
Lexo po ashtu Incident në shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, intervenon kryeministri Haradinaj (Video/Foto)

“U bë memoriali sot, është ceremoni shtetërore, a ta lajmë pra qaty të vije dikush në foltore, a ta lajmë se po bëjka, se po thonë. Dikush po i jep të drejtë vetës, i kam dëgjuar analistët, ‘përdor dhunë’. A po doni me ju tregu çka është dhuna me mbrojt shtetin. Shikoni çka bëjnë në Amerikë, shikoni para Shtëpisë së Bardhë. A guxon dikush me kalua vijën e caktuar. Nuk është dhunë ajo, mos harroni, dhunë është nëse i dhunon ato norma për të cilat ke ra dakord. Sot aty në ceremoninë e inaugurimit, imagjinoni me dal një budalla e me thënë po dua me fol diçka. Edhe dy herë më keq. Po, nuk e kish bë kurrë më. Çka jam duke ju thënë unë, se nuk është hajgare  shteti, nëse dikush po donë me bë hajgare le të shkon ai ose ajo dhe për këtë i kemi nda rolet, dikush është hajgaregji, dikush e ka përnjëmend. Nuk ka me ndodh me i neglizhua kush ato detyra, ato përgjegjësi që i kemi dhe duhet ta kuptojnë të g jithë këtë. E di pse po e flas, se e di që nuk është krejt rastësi që dikush del në foltore në ngjarje shtetërore”, tha ai.

Gruaja të cilën e përzuri Haradinaj nga foltorja, kishte provokuar skandal të ngjashëm edhe në Shqipëri (Video)
Lexo po ashtu Gruaja të cilën e përzuri Haradinaj nga foltorja, kishte provokuar skandal të ngjashëm edhe në Shqipëri (Video)

Kreu i ekzekutivit gjatë manifestimit për shënimin e 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, doli dhe largoi një grua nga foltorja, e cila e paftuar mori fjalën.

Gjatë ditës së djeshme Haradinaj ka deklaruar se po të ishte mashkull ndryshe do të sillej me të. /Telegrafi/

Haradinaj flet për incidentin në Prizren (Video)
Lexo po ashtu Haradinaj flet për incidentin në Prizren (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori