LAJMI I FUNDIT:

Policia: Dy të plagosur nga të shtënat me armë te Gjimnazi “Sami Frashëri” (Foto)

Policia: Dy të plagosur nga të shtënat me armë te Gjimnazi “Sami Frashëri” (Foto)

E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar të shtënat me armë zjarri te Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se nga këto të shtëna janë plagosur dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.


“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Me të dalë në vend ngjarje policia ka konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri ku janë plagosur dy persona.

Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor  ndërkohë që njësitë policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

———————

Të shtëna me armë te Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur (Foto)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme te Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, të shtënat kanë ndodhur nga një veturë në lëvizje, ku si pasojë është plagosur një person, i cili është dërguar për trajtim në QKUK, shkruan Telegrafi.

Po ashtu sipas dëshmitarëve, personat që kanë shtënë me armë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Në vend ngjarje ka dalë policia, e cila ka rrethuar me shirit vendin ku kanë ndodhur të shtënat, ndërkaq janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori