Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në ceremoninë e pavarësimit të paraleles së ndarë të shkollës së mesme të lartë “Gjon Buzuku” të Prizrenit në fshatin Romajë të Hasit, me ç’rast u përurua edhe biblioteka e kësaj shkolle.
Pasi që uroi banorët e kësaj ane për pavarësimin e shkollës ku ndjekin mësimet rreth 300 nxënës (rreth 150 prej të cilëve vajza), ministri Bytyqi theksoi se ndihet shumë mirë që ka pasur rastin të mbështesë pavarësimin e këtij institucioni arsimor, për të cilin kërkesën e ka bërë Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren.
Ministri theksoi se, pas shqyrtimit të argumenteve të ofruara nga DKA në këtë komunë, si dhe duke marrë parasysh edhe interesimin e prindërve dhe komunitetit në përgjithësi që kjo shkollë të pavarësohet, është parë e arsyeshme që të merret një vendim i tillë.
Ministri Bytyqi përmendi se, përveç numrit të madh të nxënësve në këtë shkollë, vendimi është marrë duke pasur parasysh edhe faktorë të tjerë, një prej të cilëve është edhe distanca gjeografike mes Prizrenit dhe Romajës, ndërsa theksoi faktin se si institucion i pavarur, kjo shkollë do të menaxhohet shumë më lehtë.
Bytyqi tha se sistemi i arsimit mund të zhvillohet në nivel shumë më të lartë duke pasur mbështetje më të gjerë të akterëve që do të ndihmojnë në këtë drejtim.
“Të gjithë së bashku do të mund të ofrojmë një arsim më të mirë në Kosovë, duke ofruar kështu më shumë mundësi dhe lehtësira për shkollimin e të rinjve tanë kudo”, tha ai.
Një pjesë të fjalës, ministri ia kushtoi edhe fuqizimit të rolit të prindërve në menaxhimin e shkollave dhe theksoi se prindërit duhet të kenë më shumë ndikim në shkolla.
Së bashku me mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe përgjegjësit komunal të arsimit, ministri Bytyqi ka përuruar edhe bibliotekën e shkollës, e cila është mbështetur nga intelektualë dhe mësimdhënës të kësaj ane dhe organizata joqeveritare ETEA. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles