Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), gjegjësisht Inspektorati i Punës, që vepron në kuadër të kësaj ministrie, duke u bazuar në sektorët me risk për shëndetin dhe jetën e punëtorëve, që janë identifikuar gjatë inspektimeve sistematike, por edhe nga raportet periodike nga tereni, këtë vit i ka dhënë prioritet inspektimeve në sektorin e ndërtimtarisë.
Kjo për shkakun se numri më i madh i aksidenteve në vendin e punës, duke përfshirë edhe ato me fatalitet, kanë ndodhur në këtë sektor.
Në kuadër të inspektimeve të rregullta që kryen Inspektorati i Punës, jo rrallë ka hasur në rezistencë nga punëdhënësit ku inspektorët e punës janë fyer, sharë e edhe kërcënuar, thuhet në një njoftim të kësaj minsitrie.
“Rasti më i freskët është ai që ka ndodhur së fundmi në N.P “Izolimi”, në Rrugën “Ferid Curri” në lagjen Arbëria në Prishtinë. Në këtë subjekt juridik inspektorët e punës, për aq sa janë lejuar të zhvillojnë inspektimin, kanë evidentuar shkelje të legjislacionit në fuqi mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, inspektorët janë penguar nga A. R, i cili është prezantuar si menaxher i punishtes”, thuhet më tej.
Për më tepër, njoftojnë se A.R. në mënyrën më të vrazhdë i ka kërcënuar inspektorët e punës, i ka fyer, ua ka hedhur dokumentacionin përtokë e sjellje të tjera jonjerëzore duke pamundësuar kështu kryerjen e detyrës zyrtare të inspektorëve të punës.
“Bazuar në mandatin që ka Inspektorati i Punës për sigurinë dhe shëndetin në punë, inspektorët e punës kanë qenë të detyruar që të kërkojnë ndihmë nga Policia e Kosovës, të cilët në kohë optimale i janë përgjigjur ftesës së inspektorëve të punës, ku ne u jemi mirënjohës, sipas njoftimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare