LAJMI I FUNDIT:

Si ta përmirësoni kujtesën shpejt – top këshillat për ta ushtruar trurin dhe rritur përqendrimin

Si ta përmirësoni kujtesën shpejt – top këshillat për ta ushtruar trurin dhe rritur përqendrimin

Nuk janë të rralla momentet kur shumica nga ne thjesht e humbin përqendrimin gjatë kohës kur dikush është duke folur.

Por, fatmirësisht ka disa këshilla të cilat mund të na ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi dhe problemeve tjera që ndërlidhen me kujtesën.


Cila është vitamina më e mirë për përqendrim dhe memorie?

Vitamina B12 besohet se ju ndihmon me memorie dhe përqendrim, pasi që i mirëmban substancat që ndërlidhen me funksionimin e duhur të sistemit nervor.

Pa vitaminë B12, qelizat e trurit që janë përgjegjëse për këto procese nuk funksionojnë siç duhet.

Mungesa afatgjate e kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme serioze me memorie dhe demencën.

Për memorie më të mirë, pini më shumë qumësht

Shkencëtarët iu kanë kërkuar 972 personave të plotësojnë anketime sa i përket mënyrës së tyre të ushqyerit dhe i kanë futur në tetë teste rigoroze për t’ua matur përqendrimin, memorien dhe aftësitë e mësimit.

Të rriturit të cilët kishin konsumuar më shumë produkte të bulmetit kishin dalë deri në gjashtëfish më të mirë në teste të kujtesës sesa ata të cilët rrallëherë i kishin konsumuar këto produkte.

Cilat ushtrime fizike e përmirësojnë memorien?

Studimet e ndryshme kanë treguar se ushtrimet aerobike e përmirësojnë funksionin kognitiv dhe ndërlidhen kryesisht me përmirësimin e memories. Stërvitjet besohet se gjithashtu e inkurajojnë rritjen e qelizave të reja të trurit në hipokampus – zonë e trurit e cila merret me memorien dhe mësimin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori