Janë të lashta sa edhe vetë qyteti i Pejës. Xhamitë, objektet e fesë Islame, ruajnë traditën, kulturën dhe edukimin fetar të shumë brezave për shekuj me radhë.
Ato janë të veçanta, jo vetëm në vendin ku ndodhen, por edhe për rajonin.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Pejë, Musli Arifi, për emisionin ‘Pasdite’ në RTV Dukagjini, foli për xhamitë më të vjetra të qytetit dhe rolin e tyre përgjatë historisë.
“Kur flasim për xhamitë e vjetra ne Pejë menjëherë na shkon mendja te Xhamia e Çarshisë, Xhamia e Hamamit, Xhamia Kurshumli etj., ku disa nga to janë të shekullit XV, e të tjerat nga shekulli XVI. E, sipas të dhënave që kemi më e vjetra llogaritet të jetë Xhamia e Çarshisë”, thotë mulla Musliu, përcjell Telegrafi.
I pari i komunitetit musliman të Pejës, tregon një ngjarje shumë interesante se si e mori emrin Xhamia Kurshumli.
“Në një periudhë kohore, ushtria turke këtë xhami e ka përdorë si depo të armatimit. Kur erdhën malësorët me pisha të ndezura për të marrë armatimin, njërit prej tyre i kishte rënë pisha nga dora. Në bazë të tregimeve, xhamia ka eksploduar dhe kubës, meqë ishte e ndërtuar prej plumbit, copat i kanë mbërri në një perimetër shumë të gjerë, deri te stacioni i trenit”, rrëfen mulla Musli Arifi./Telegrafi/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2213922555301154/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës