Qeverisë së Sorin Grindeanut iu deshën pak më shumë se 20 ditë pas betimit që të vihej përballë qytetarëve rumunë dhe protestave masive.
Kabineti i betuar më 4 janar të 2017 kaloi në fshehtësi një vendim për të ndryshuar kodin penal dhe atë të procedurës penale, që kundërshtarët e cilësuan si përpjekje për të shpëtuar nga dënimi me burg zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar për korrupsion.
Grindeanu vetë mohoi se ishin kryer ndryshime të tilla në fshehtësi, por protesta u masivizua.
Vetëm pak orë pasi u përhap lajmi se Qeveria kishte miratuar propozimet e ministrit të Drejtësisë, 25 mijë rumunë u derdhën në rrugët e qytetit.
Protesta do të cekte kulmin e vet më 5 shkurt të 2017, kur më shumë se gjysmë milionë qytetarë u mblodhën për të shprehur vendosmërinë e tyre në mënyrë paqësore kundër vendimit të Qeverisë.
Kryeministri dhe anëtarët e mazhorancës rumune në atë kohë vazhduan të mohojnë ekzistencën e ndryshimeve të tilla, por pak javë më vonë u detyruan që ta pranojnë dhe të kalojnë në Parlament për rishikim procedurën e ndjekur.
Propozimi u kundërshtua edhe nga i gjithë sistemi i drejtësisë në Rumani, ndërkohë që protesta vazhdonin.
Në fund, ekzekutivi dorëzohet dhe ministri i Drejtësisë dha dorëheqjen.
Në qershor, brenda Partisë Socialdemokrate rumune pati një lëvizje kundër kabinetit të Grindeanut dhe ai u zëvendësua.
Por, edhe kabineti i ri nuk e fshehu ambicien për të ndërhyrë tek ligjet penale dhe të procedurës penale, pasi akuzonte prokurorët dhe gjyqtarët se kishin pushtet të pakufizuar dhe abuziv. Në krah të Qeverisë doli një numër protestuesish, më të paktë në numër se ata që e kundërshtonin atë.
Protestat dhe antiprotestat vazhduan për muaj me radhë, megjithëse intensiteti i tyre, nisi të bjerë ngadalë. Por, më 9 qershor tubuesit u rikthyen sërish nëpër sheshe. Të paktën 50 mijë persona dolën ditën e shtunë në protestë pas thirrjes së bërë nga partitë në pushtet. Kërkesa e tyre është ndryshimi i disa ligjeve, që sipas Qeverisë, u japin pushtet abuziv prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Qeveria akuzon prokurorët për abuzim me pushtetin që u jep ligj antikorrupsion dhe antimafia, duke vënë në mënyrë të jashtëligjshme nën përgjim politikanët e vendit. Eksponentë të lartë të Qeverisë thonë se mes bisedave të përgjuara ka edhe biseda krejtësisht personale, që nëse bien në duart e gabuara mund të përdoren nga prokurorët si material shantazhues ndaj politikanëve vendas.
“Erdha këtu që të mbështes një sistem drejtësie vërtet të drejtë”, tha për Euroneës një protestues.
Prokuroria Antikorrupsion ka hetuar rreth 700 zyrtarë vetëm përgjatë vitit 2017, mes të cilëve edhe një senator. Kritikët e protestës thonë se synimi është intimidimi i sistemit të drejtësisë.
“Është i çuditshëm organizimi i një proteste nga ana e partive që janë në pushtet kundër një pushteti tjetër, të pavarur dhe akoma më i çuditshëm është fakti që kjo protestë është thirrur me argumente në kufijtë e teorive konspirative”, thotë Andrei Taranu, profesor i Shkencave Politike në Rumani. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A