LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia përfshihet në Programin e OPA-së për ndryshime klimatike

Maqedonia përfshihet në Programin e OPA-së për ndryshime klimatike

Organizata për ushqim dhe agro-kulturë (OPA) mbështet 10 shtete të Evropës lindore, Afrikës, Azisë, Karaibeve dhe Amerikës Jugore që të realizojnë iniciativa për mbrojtje dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike përmes projekteve të Programit për gatishmëri kombëtare, finansuar nga Fondi i Gjelbërt Klimatik.

Projektet – në Burkina Faso, Kongo, Guineja Ekuatoriale (dy projekte), Kenia, Guajana Kirgistan, Laosi, Maqedonia, Sent Kits dhe Nefis – do të kapin rehabilitimin e degradimit të tokes dhe maleve, menaxhimin e mospasjes së ujit, zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm blegtoral me nivele të ulëta të dëmeve, zvogëlimin e rezikut për katastrofa dhe përforcimit të rezistencës së bashkësive rurale ndaj ndryshimeve klimatike.

Momentalisht, OPA posedon 41 projekte për gatishmëri kombëtare, 14 prej të cilave pritet të shqyrtohen në takimin tjetër për përmirësim në shtator të këtij viti./Telegrafi/