LAJMI I FUNDIT:

Vijon rreziku i rënies së gurëve në Shëngjin, ende asnjë masë e marrë!

Vijon rreziku i rënies së gurëve në Shëngjin, ende asnjë masë e marrë!

Vetëm pak ditë pasi një shkëmb ra mbi një autobus me gra dhe vajza në rrugën e Shëngjinit, në tjetër shkëmb rrezikon të bjerë…

Shirat dhe mungesa e pemëve mund të nxisin rënien e gurëve.

Pavarësisht se gjatë muajve të verës, fluksi i mjeteve që frekuenton aksin Lezhë-Shëngjin është shumë i lartë, në zonën e Knallës, ku është shfaqur edhe fenomeni i rrëshqitjes se gurëve, nuk ka asnjë element mbrojtës. Madje as rrjetat që pengojnë rënien e gurëve nuk janë vendosur.


Firma mirëmbajtëse vetëm sa ka pastruar aksin e rrugës nga gurët e vegjël që ranë 4 ditë më parë. Bashkia e Lezhës dhe Prefektura thonë se e kanë raportuar gjendjen në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Transporteve dhe presin të ndërhyhet.

Ky gur qëndron në të njëjtin drejtim ku pati edhe më parë rrëshqitje. Gjysma e tij është në ajër dhe rreziku i rënies së tij është i madh. Edhe kjo fasadë me gurë gëlqeror është në shpërbërje duke e bërë situatën akoma me alarmante, por ende pa marrë zgjidhje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, firma mirëmbajtëse, apo Emergjencat Civile.

Tv Klan