LAJMI I FUNDIT:

Popovski: Ekonomia është në prag të recesionit (Video)

Popovski: Ekonomia është në prag të recesionit (Video)

Ekonomia e Maqedonisë është në prag të recesionit, pohon ish ministri i Financave i LSDM-së, Nikolla Popovski. Duke komentuar të dhënat për rritjen minimale prej 0.1%, Popovski në intervistë për emisionin “360 Gradë” tha se është i shqetësuar për rritje shumë të vogël të industrisë e cila bën pjesë me 20% në Prodhimin Bruto Vendor.

Kjo nuk varet nga ndërhyrja e qeverisë në infrastrukturë, që do të thotë se atje masat qeveritare për vitin 2018 kanë dështuar. Nuk janë zbatuar. A janë vendosur gabimisht? A janë vendosur mirë por nuk janë zbatuar? Mendimi im është se qeveria shpejtë duhet t’i përcaktojë dy shkaqet që dalin nga këto dy gjëra – deklaroi Nikolla Popovski, ish ministër i Financave- LSDM.

Ish ministri i Financave vlerëson se në mënyrë që ekonomia e Maqedonisë ta arrijë rritjen e projektuar prej 3.2% deri në fund të vitit, në tre tremujorët e ardhshëm duhet të ketë rritje prej 4.2%, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në Maqedoni. Në situatë të këtillë, opozita akuzon se si rezultat i politikave të gabuara të qeverisë, madje edhe Banka Botërore e ka korrigjuar projeksionin për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë në 2.3% për këtë vit.


Do të rikujtoj se rritja prej 2.3% është shumë më e vogël se 5% rritje vjetore sa premtoi Zoran Zaev gjatë fushatës në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2016…Fiasko në ekonominë e Maqedonisë…ky është realiteti në të cilin jetojnë qytetarët e Maqedonisë – tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Nga Instituti i Hulumtimeve Ekonomike dhe Politike “Finance think” thonë se numrat statistikor për Prodhimin Bruto Vendor tregojnë se ekonomia plotësisht është lënë pas dore. Nga Qeveria thonë se ngecja në ndërtimin e autostradave është shkaku për rritjen e vogël të ekonomisë në tremujorin e parë. Ata janë optimistë se në tre tremujorët e ardhshëm si rezultat i projekteve të filluara, rritja ekonomike do të përshpejtohet, por për momentin në qeveri nuk kanë qëndrim nëse do ta ulin projektimin për rritje ekonomike prej 3.2% për këtë vit./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori