Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) merr çdo vit afër 500 mijë euro nga anëtarësimi i veteranëve, por nuk ka raporte financiare se ku shpenzohen këto para.
Në Shoqatën e Invalidëve të Luftës thotë se kanë dyshime, lidhur me shpenzimet e parave që ata paguajnë për anëtarësim.
Hysni Gucati, i cili që nga tetori i vitit 2016 është kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thotë se nuk kanë ndonjë raport financiar për paratë e shpenzuara, por i ka emrat e të gjithë atyre që i ndihmuan.
“Është e vërtetë që te na, anëtarësia është 15 euro për një vit. Po i bien 1 euro e 20 cent për një muaj. Kështu që me atë anëtarësim mbijetojnë degët dhe mbijeton organizata e veteranëve, që i mbron interesat e veteranëve… Prej fillimit prej vitit 2000 deri para një vitie gjysmë – dy, kanë qenë 24 ose 25 mijë veteranë që e kanë marrë kartelën. Tash numri është rrit. I kemi afër 35 mijë veteranë, që i kemi të anëtarësuar”, tha ai.
Nga paratë që marrin nga anëtarësimi, sipas tij, mbijetojnë degët, qendra dhe një pjesë e tyre, përdorën si ndihmë për familjet e veteranëve të cilët kanë nevojë, por thotë se nuk kanë ankesa nga veteranët, lidhur me shpenzimin e parave që marrin nga ta.
“Është shumë e vërtetë që kërkojnë vlerësim me ditë se ku shkojnë anëtarësimi e sene. Ankesa nuk kemi pasur. Se ne familjet që janë post mortum, veteranët që na kanë vdekur, i kemi të liruar. Ata nuk paguajnë anëtarësi. Anëtarët e kryesive në nivel dege, që janë ata, janë të liruar, ne mujm me i përmend emrat. Se iu ndihmojmë shokëve tonë shumë… Me këto pare që i marrim prej anëtarësimit, këto 5 muajt e fundit kemi ndarë mbi 9 mijë euro ndihma që i janë dhënë shokëve. Sidomos ne i kemi disa shokë dhe me sëmundje të kancerit… Ne mundohemi sado pak t’i gjendemi afër shokëve tonë. Sidomos shokët që na kanë vdekur. Çdo familje, çdo veteran që ka vdek të paktën u jemi gjendur afër tyre në ndihmë. Kemi emra dhe mbiemra që nuk i përmendi tash”, tha ai.
Por, thotë se do të vjen momenti, kur do t’i bëjnë publik, emrat e të gjithë veteranëve të cilëve u dolën në ndihmë.
“Ka shumë familje që i kemi ndihmu. I kemi me emra mbiemra. Ndoshta ndonjë ditë do të vjen momenti që duhet t’i qesim me pëlqimin e shokëve tonë, të atyre”, tha ai.
Ndërsa Xhevdet Qeriqi, nga Shoqata e Invalidëve të Luftës thotë për KosovaPress se veteranët kanë dyshime, lidhur me shpenzimet e parave që ata paguajnë për anëtarësim.
“Po ka dyshime edhe prej veteranëve. Në komunikimet që kam me ta, ka dyshime që këto mjete nuk po shkojnë në vendin e duhur”, tha ai.
Sipas tij, veteranët ankohen dhe për shumën prej 15 euro që paguajnë është shumë e lartë, duke pasur parasysh gjendjen e tyre financiare.
“Është shumë e madhe. Sepse gjendja e tyre e shumë veteranëve është e vështirë. Mendoj që është shumë e madhe. Dhe në rast se jepen këto duhet të ndihmohen ata që kanë nevojë. Në rast se nuk ndihmohen ata veteranë që kanë nevojë, është tepër e madhe. Kam shumë kontakte me ta. Ankohen rreth shumës, është një shumë tepër e madhe për ta e papërballueshme. Sa i përket ndihmave janë shumë të vogla nga organizata e veteranëve…Tu e krahasu me ndihmën, është një pagesë shumë e madhe. Sepse është një numër shumë i madh i veteranëve, të cilët e kryejnë këtë pagesë dhe në bazë të asaj janë një shumë e konsiderueshëm, e cila duhet medoemos me u bë një raport se ku kanë shku”, tha ai.
Qeriqi thotë se për anëtarësim në Organizatën e Invalidëve të Luftës paguajnë 12 euro në vit dhe se ata çdo herë bëjnë raport rreth shpenzimeve të bëra./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025