LAJMI I FUNDIT:

Kazan Arena, Kazan

Kazan Arena, Kazan
Kazan Arena

Kapaciteti: 44,779
Hapja: 2013
Klima: Mesatarja e lartë prej 24 shkallë celsius dhe më e ulëta 16 shkallë celsius me 55% të gjasave për shi.
Distanca e përafërt nga Moska: 820 kilometra
Lokacioni: Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës së Tatarstanit, në lindje të Moskës – Kazani qëndron në bashkimin e rrjedhës së lumenjve Volga dhe Kazanka në pjesën evropiane të Rusisë.


Nëse Kazan Arena ka një dukje të njohur për ne, atëherë ka arsye të fortë prapa. Stadiumi ishte dizajnuar nga e njëjta kompani arkitektësh që e realizoi Wembleyn dhe Emirates Stadium të Arsenalit. Ky stadium është më i vogël se ato londineze dhe mund të presë vetëm 45 mijë tifozë, por përkundër kësaj mbetet mbreslënës.

I kompletuar në korrik të vitit 2013 për t’i shërbyer si stadium kryesor Universiadës Verore, ky stadium u shfrytëzua nga ajo kohë si shtëpia e Rubin Kazanit.

Po ashtu mund të jetë stadiumi më i shumëanshëm në këtë Botëror, pasi ka qenë tashmë nikoqir edhe i garave të sporteve tjera si Kampionatit Akuatik Botëror në vitin 2015 për të cilin fushat e futbollit ishin zëvëndësuar nga dy pishina gjigante.

Ndeshjet e grupeve: Francë vs Australi (e shtunë, 16 qershor, 12:00), Iran v Spanjë (e mërkurë, 20 qershor, 20:00), Poloni v Kolumbi (e dielë, 24 qershor, 20:00), Kore e Jugut v Gjermani (e mërkurë, 27 qershor, 16:00).

Ndeshjet e eliminimit direkt: 1/8-ta – fituesi i Grupit C v vendit të dytë të Grupit D (e shtunë, 30 qershor, 16:00), çerekfinalja 2 (e premte, 6 korrik, 20:00).