Prindërit ankohen se nuk kanë kohë të merren me fëmijët, ndërkohë që në kopshtet nuk ka ushqim të llojllojshëm dhe cilësor, ndërkohë që të sigurohet ushqim cilësor dhe i shëndetshëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka menduar të aplikojë sanksione dhe mbikëqyrje të cilësisë së ushqimit në shkolla
Cilësia dhe mënyra e të ushqyerit janë faktorë të rëndësishëm në jetën e njeriut. Nga ajo çka mund të vërehet, njeriu modern i është ekspozuar praktikave aspak të përshtatshme të të ushqyerit dhe për pasojë sot në botë po shtohet popullata që ka probleme me mbipeshën, shkruan gazeta KOHA.
Në Maqedoni ka kohë që hetohet problemi i kequshqimit të fëmijëve të moshave 3-12 vjeçare. Ushqyerja e dobët ndikon jo vetëm në zhvillimin fizik, por edhe në nxënien e njohurive, shprehet përfaqësuesi i UNICEF-it, Benjamin Perks, dhe shton se duhet të promovohet ushqimi cilësor në shkolla si një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës, që do ta ndalonte ciklin e brezave të kequshqyer.
Prindërit ankohen se nuk kanë kohë të merren me fëmijët, ndërkohë që në kopshtet nuk ka ushqim të llojllojshëm dhe cilësor. Të gjitha këto kanë ndikuar që fëmijët të mos kenë zhvillim normal, por përkundrazi mbipesha po bëhet pjesë e rritës së tyre, që në instancë të fundit ka pasoja për shëndetin.
Mjekët thonë se fëmijët duhet të inkurajohen për konsumimin e sasive të mjaftueshme të ushqimeve të pasura me vitamina, kripërave minerale, pa lënë pas dore asnjëherë frutat dhe perimet. Duhet të angazhohen prindërit dhe edukatoret që të shmangin gabimet më të shpeshta në ushqyerje të fëmijëve. Fëmijët duhet të mësohen të hanë në ushqim që nuk shkakton pasoja në zhvillimin e tyre.
“Mbesa ime është 6 vjeçare dhe shkon në kopsht, atje pjesërisht ushqehen shëndetshëm. Gjithmonë konsumojnë produkte me sheqer, dhe ajo e ka mendjen te ëmbëlsira. Sot fëmijët janë të padëgjueshëm, por edhe prindërit janë shumë të angazhuar me punë dhe lënë pas dore fëmijët. Po ashtu, mungesa e shprehisë së ngrënies në kohë, sipas një orari të caktuar si në shtëpi dhe në kopsht, është pakujdesi ndaj fëmijës”, thotë gjyshja Luljeta, për gazetën “Koha”.
Me mungesën e frutave dhe perimeve të freskëta dhe përbërësit në ushqime si kalcium, hekur dhe zink, si dhe produkte me shumë sheqer dhe kripë, përballen fëmijët në Maqedoni. Ky konstatim ka dalë nga një hulumtim që është bërë kohëve të fundit në Shkup, ku detektohen problematika të ndryshme të të ushqyerit që janë edhe sfidë globale. Pediatri Armir Haxhirexha thotë për gazetën tonë se në ciklin e jetës së fëmijëve, ushqimi cilësor luan rol të veçantë është shumë e rëndësishme që dieta që ata e marrin në shkollë, të jetë e larmishme dhe e pasur me vlera ushqyese.
Ndërkohë po përgatiten edhe ndryshimet legjislative që sanksionojnë moszbatuesit e rregullores për standardet e të ushqyerit në shkollat fillore. Por Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale është e mendimit se Maqedonia si shtet është i varfër dhe një pjesë e familjeve nuk mund të ofrojnë ushqim të balancuar për fëmijët e tyre. Për këtë arsye, sipas saj, sistemi dhe shoqëria përmes kopshteve dhe shkollave duhet të plotësojë të paktën cilësinë minimale të ushqyerit, që fëmijët e konsumojnë për çdo ditë dhe MPPS po bën përpjekje për të rritur përfshirjen e fëmijëve në kopshte, dhe për të patur një vakt të duhur.
Që të sigurohet ushqim cilësor dhe të shëndetshëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka menduar të aplikojë sanksione dhe mbikëqyrje të cilësisë së ushqimit në shkolla. Ushqyerja e dobët ndikon jo vetëm në zhvillimin fizik, por edhe në nxënien e njohurive, shprehet përfaqësuesi i UNICEF-it, Benjamin Perks, dhe shton se duhet të promovohen ushqimi cilësor në shkolla ku edhe mund të çojë në një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës dhe për të ndaluar ciklin e brezave të të në ushqyerit keq./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025