LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan u mbajt konferenca e VII-të shkencore rajonale

Në Gjilan u mbajt konferenca e VII-të shkencore rajonale

Në Komunën e Gjilanit është mbajtur Konferencë shkencore rajonale e shtata me radhë, me përfaqësues nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Konferenca është e vetmja në nivel të Kosovës që ka këtë dimension të organizimit, me temën “Kosova 10 vjet shtet, sfidat në arsim, ekonomi, siguri dhe sundim të ligjit”.

Në këtë konferencë ishte një përfaqësim i fuqishëm udhëheqës politik nga niveli lokal dhe qendror, pastaj përfaqësues nga fusha e sundimit të ligjit, përfaqësues universitar, profesor dhe studiues të fushave të ndryshme.


Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri që është edhe mbështetës i organizimit të konferencës, ka thënë se Kosova në të gjitha dimensionet ka përparuar, që nga arsimi, shëndetësia, ekonomia, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik etj.

“Këtë periudhë dhjetë vjeçare, Kosova e ka kaluar me përparim në të gjitha dimensionet. Në kuptim të investimeve, sundimit të ligjit, arsimit, shëndetësisë, në kuptimin etik, integrimeve gjeo-ndërkombëtare që është jashtëzakonisht me vlerë për institucionet si politika rekomanduese, për nivelin qendror në veçanti, por edhe për nivelin lokal, sepse është i rëndësishëm roli i Komunave në punën që bëjnë dhe angazhimin që kanë”, ka thënë kryetari Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori