LAJMI I FUNDIT:

Muhaxhiri: TVSH-ja për librin në Kosovë më e larta në rajon

Muhaxhiri: TVSH-ja për librin në Kosovë më e larta në rajon

Blerim Muhaxhiri, drejtor menaxhues i Librarisë “Dukagjini” ka thënë se taksat mbi librin janë barrë e madhe për botuesit, autorët dhe për libraritë.

“Është e padrejtë e madhe dhe peshë shumë e rëndë për librin, duke filluar nga shkrimtari, te botuesi e deri te libraria që e shet në fund librin”, ka thënë Muhaxhiri, duke shtuar se nuk e di cili është përfitimi i shtetit me këtë taks, kur gjendja ekonomike e popullit nuk është e mirë, dhe se kjo e pengon edhe hapjen e librarive të reja, përcjell Telegrafi.


Muhaxhiri në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka krahasuar taksat e Kosovës me vendet e rajonit.

“Për librin e huaj,  Shqipëria e ka taksën zero, ndërsa te na në Kosovë, libri e ka taksën 8 për qind, por kur kanë ilustrime, që zakonisht janë librat e fëmijëve,  janë të ngarkuar me doganë 18 për qind doganë, plus 8 për qind tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH)”, është shprehur drejtor menaxhues i Librarisë “Dukagjini”.

Muhaxhiri ka shpjeguar pse libri i njëjtë në Kosovë mundë të kushtojë më shtrenjtë se në Shqipëri.

“Nëse fatura ka vlerë 1 euro ose 1 milion euro, ne i paguajmë 130 deri 150 euro, procedurë doganore pa përfshirë edhe TVSH-në”, ka shtuar më tej Muhaxhiri, duke thënë për shkak të këtyre taksave dhe proceduarave, libri i njëjtë në Kosovë detyrohet të shitet për rreth një euro më shtrenjtë se në Shqipëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Haziri: Kurti nuk guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Politikë
Kalo në kategori