LAJMI I FUNDIT:

Infermierja harron tharësen e flokëve të ndezur afër foshnjës katërditëshe, mjekët ia amputojnë këmbën vogëlushit (Video)

Infermierja harron tharësen e flokëve të ndezur afër foshnjës katërditëshe, mjekët ia amputojnë këmbën vogëlushit (Video)

Një foshnjë katërditëshe ka humbur njërën këmbë, pasi që infermierja kishte harruar ta fikë tharësen e flokëve që e kishte vendosur afër tij në repartin e kujdesit intensiv në Kinë.

Si rezultat i pakujdesisë së infermieres që kishte lënë ndezur tharësen e flokëve që frynte ajër të nxehtë për më shumë se një orë e gjysmë, mjekët janë detyruar t’ia amputojnë këmbën, transmeton Telegrafi.


Ata nuk kishin zgjedhje tjetër nëse dëshironin ta shpëtonin, dhe kështu u detyruan t’ia amputojnë njërën këmbë që e tëra pothuajse ishte djegur nga tharësja.

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda dhomës kanë filmuar gjithë ngjarjen, ndërsa infermierja dhe mjeku nuk e kishin vërejtur se kishte mbetur e ndezur tharësja.

Ndërkaq, dy infermiere tjera që konsideroheshin si përgjegjëse janë shkarkuar nga puna, ndërsa menaxhmenti i spitalit kanë lëshuar një komunikatë për media ku kërkojnë falje për rastin.

Foshnja e lënduar kishte lindur para kohe në javën e 36-të, ku për disa javë qëndroi në inkubator. /Telegrafi/