LAJMI I FUNDIT:

Ky do të jetë roli i EULEX-it në mandatin e ri

Ky do të jetë roli i EULEX-it në mandatin e ri

Misioni i EULEX-it në Kosovë, pas  vendimit të Këshillit dhe shkëmbimit të letrave ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, ka marrë një mandat të ri deri më 14 qershor 2020.

“Misioni EULEX do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugëtimin e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me praktikat më të mira të BE-së.

Ky Mision do t’i monitorojë disa raste dhe gjykime të përzgjedhura në institucionet kosovare të drejtësisë penale dhe civile, si dhe do të vazhdojë monitorimin, mentorimin dhe këshillimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.


Po ashtu, ai do të ofrojë mbështetje operative për zbatimin e marrëveshjeve nga Dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe do ta mbajë rolin e tij si reagues i dytë në fushën e sigurisë. EULEX Kosova do të vazhdojë t’i mbështesë procedurat gjyqësore të zhvendosura në Hagë në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës”, thuhet në njoftim.

EULEX Kosova është krijuar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (PPSM) të Bashkimit Evropian. Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është që t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori