Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Luksemburg me takimin e parë që ka zhvilluar me homologun e tij nga ky shtet, Ministrin e Jashtëm, Jean Asselborn.
“Të dy udhëheqësit e diplomacive nga shtetet respektive e kanë vlerësuar të shkëlqyeshëm nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe në të gjitha fushat.
Në margjina të këtij takimi, Ministri i Jashtëm, Pacolli fillimisht e ka njoftuar nikoqirin e takimit me zhvillimet e fundit në nivel kombëtarë, në veçanti për punën dhe përkushtimin institucional në lidhje me proceset e integrimit evropian dhe implementimin e kritereve për liberalizimin e vizave, për të kaluar më pas në ato që ndërlidhen me avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, respektivisht procesin e njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, ai ka nënvizuar përpjekjet për rritjen e numrit të njohjeve, përderisa e ka vlerësuar kundër-produktive fushatën e Serbisë tek shtetet që e kanë njohur Kosovën”, thuhet në njoftim.
Duke folur për anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare, Ministri i Jashtëm Pacolli ka thënë se “deri më tani Kosova është anëtarësuar në mbi 70 Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare”, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes nga Luksemburgu dhe duke shprehur synimin për anëtarësimin në INTERPOL brenda këtij viti.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, është shprehur i kënaqur me realizimin e takimit të parë me Zëvendëskryeministrin Pacolli, ka vlerësuar marrëdhëniet bilaterale dhe ka ofruar mbështetje për anëtarësim në Interpol dhe procese të tjera nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Njohja nga 5 vendet jo-njohëse të BE-së dhe procesi i liberalizimit të vizave kanë qenë tema të tjera të këtij takimi.
Sa i përket liberalizimit të vizave, Ministri Pacolli ka thënë se “Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret”.
“Presim raport/njoftim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe aprovim nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian. Për këtë, kërkoj mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut për lëvizje të lire të qytetarëve tanë”, është shprehur ai. Rënia e numrit të azilkërkuesve është vlerësuar si pozitive në këtë drejtim.
Në fund, Pacolli ftoi palën luksemburgase që të investojë në Kosovë dhe të ndajë përvojën e zhvillimit në sektorin privat.
“Mbështetja e deritanishme me mbi 80 milion Euro tregon që Luksemburgu është partner i vërtetë”, ka thënë ai. Pas takimit të dy ministrat mbajtën edhe një konferencë për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Bastisje në Manastir, ndalohet një 48-vjeçar
PDK, LDK dhe AAK fajësojnë Qeverinë Kurti pasi Kosova shënoi rënie sa i përket lirisë së mediave
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe