LAJMI I FUNDIT:

LDK: Presim nga Qeveria Platformë të re për dialogun  

LDK: Presim nga Qeveria Platformë të re për dialogun  

Draft Platforma shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, e cila ishte dërguar në Kuvendin e Kosovës e më pas është tërhequr nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk e ka pasur mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu tha shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti  në konferencën e rregullt javore të kësaj partie.


Ai tha se tash presin platformën tjetër që do ta sjell Qeveria e Republikës së Kosovës dhe pastaj LDK-ja do ta thotë fjalën e saj.

“LDK-ja është parti opozitare dhe në parim jemi partia e parë që e kemi mbështetur dialogun, tash e 27 vite dhe e kemi ndërtuar filozofinë që përmes dialogut zgjidhen çështjet. E kemi qëndrimin tonë si LDK. Lidhur me këtë draft platforma që është dërguar në kuvend nuk e ka mbështetjen e LDK-së. Tash presim çfarë platforme të re do të na sjell qeveria dhe pastaj do ta themi fjalën tonë”, tha ndër të tjera Hoti.

Ndryshe, draft Platforma shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve e dërguar në Kuvend është tërhequr nga Qeveria e Republikës së Kosovës me arsyen për t’i dhënë kohë konsensusit të partive politike rreth kësaj teme. /Telegrafi/