Nijazi Thaçi, u.d. drejtor menaxhues në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka marrë disa vendime prej kohës që ka ardhur në këtë pozitë. Ai thotë se ka qenë i detyruar të ndalojë shfrytëzimin e veturave jashtë orarit të punës për punëtorët e KEK-ut dhe të rregulloi orarin e punës së punëtorëve sepse kohët e fundit kishte një papërgjegjshmëri në këtë drejtim.
“Sa i përket vendimeve të fundit, pra ndalimin e shfrytëzimit të veturave jashtë orarit të punës dhe vonesave të punëtorëve në orarin e punës, me qenë i sinqertë kemi pasur ankesa vetëm në muajt e fundit. Prandaj, edhe kemi qenë të detyruar të marrim këto vendime për të rritur nivelin e përgjegjësisë në punë dhe për të ulur shpenzimet e panevojshme në Korporatë”, ka thënë Thaçi për Indeksonline.
Sipas tij, Korporata Energjetike e Kosovës ka mbi dhjetë vite që ka një stabilitet të qëndrueshëm edhe në aspektin menaxherial edhe në atë financiar.
“KEK-u ka vite që renditet në vendin e parë si kompania publike me performancën më të mirë në vend nga organet mbikëqyrëse, në këtë rast institucionet përkatëse të Qeverisë së Kosovës. Unë qe 12 vite jam në KEK dhe me përgjegjësin më të madhe e them se përkundër problemeve të mëdha qe kemi pasur me procesin e shpronësimeve, është menaxhuar në mënyrën me të mirë të mundshme”, ka thënë kreu i KEK-ut.
Sa i përket planeve për ta menaxhuar KEK-un, ai thotë se ka vite qe është në menaxhment dhe në vija të trasha thotë se ka punuar në vazhdimësi në strategji të zhvillimit, pra në pjesën e planeve për rritjen e të hyrave dhe shumë hallka tjera që kanë të bëjnë me investime strategjike, mjedis me të pastër, hapje të mihjeve të reja, eksplorim të thëngjillit për të krijuar rezerva sa më të mëdha etje.
“Te pjesa tjetër, do të fokusohem në menaxhimin sa me të mirë të të gjitha resurseve të KEK-ut, për të ulur në maksimum shpenzimet dhe për të rritur të hyra”, ka deklaruar ai.
Thaçi ndër të tjera ka treguar edhe planet e tij rreth realizimit e të hyrave tjera në këtë Korporatë.
“KEK-u është një gjigant i madh dhe mendoj se ka shumë punë për tu bërë. Në bashkëpunim me gjithë menaxhmentin dhe Bordin, përveç dy shtyllave kryesore të biznesit qe kemi aktualisht, pra prodhimin e energjisë elektrike dhe eksplorimin e thëngjillit, tani do të hartojmë edhe disa strategji për të realizuar të hyra tjera dhe njëkohësisht për të ofruar shërbime profesionale në përgatitjen e kuadrove të reja për punë, siç është Qendra e Trajnimeve e po shfrytëzimi i fabrikës në Palaj”, ka thënë në fund Thaçi. /Indeksonline/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës