LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sqaron se ekipi lobues i Veselit përbëhet nga 9 deputetë

Kuvendi sqaron se ekipi lobues i Veselit përbëhet nga 9 deputetë

Kuvendi i Kosovës, përmes një njoftimi ka sqaruar se ekipi lobues i kryekuvendarit Kadri Veseli, përbëhet nga gjithsej 9 persona.

“Për arsye të raportimeve të pasakta lidhur me përbërjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në vizitën zyrtare në Austri, Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit sqaron se delegacioni i Kuvendit nuk përbëhet nga 30 anëtarë siç është raportuar në disa media, por vetëm nga kryetari i Kuvendit dhe nga një përfaqësues i secilit grup parlamentar, pra gjithsej 9 persona”, thuhet në sqarim.

Tutje, thuhet se zyrtarët e Qeverisë të cilët po qëndrojnë në Vjenë, nuk janë pjesë e delegacionit të Kuvendit, por pjesëmarrës në organizimin e Forumit Ekonomik që e ka organizuar Oda Ekonomike Austriake e ku janë të pranishëm edhe dhjetëra biznese ndërkombëtare.


“Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po qëndron në Vjenë në funksion të diplomacisë parlamentare, për të takuar përfaqësuesit e Parlamentit të Austrisë për të diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe për përkrahjen e Austrisë për Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori