Partia Socialdemokrate e Kosovës me anë të një komunikate për media ka reaguar në lidhje me procesin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup.
Sipas PSD-së për vite me radhë, buxheti i Kosovës është orientuar gabimisht, në ndërtim autostradash tranzit, në vend se në rritje të prodhimit dhe në ngritje të mirëqenies së qytetarëve.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveritë e Kosovës njëra pas tjetrës, përmes vendimeve të ngutshme e të gabueshme, po e rëndojnë edhe më tepër barrën financiare të qytetarëve të Kosovës.
“Kontratat e fshehta dhe papërgjegjësia e krerëve institucionalë, si para qytetarëve ashtu edhe para vet kontratave të tilla, përbëjnë binomin përmes së cilit Bechtel – Enka po funksionon brenda Kosovës. Rasti i fundit i autostradës Prishtinë – Shkup është dëshmia e radhës e keqqeverisjes që ka ndodhur në Kosovë për shumë vite. Vonesat në pagesa nga qeveria Mustafa u përcollën me aneks-kontratë të re të dëmshme nga qeveria Haradinaj, kontratë kjo që obligon Republikën e Kosovës për 53 milionë euro shtesë ndaj kompanisë Bechtel – Enka. Ky dënim bëhet edhe më i dyshimtë duke pasur parasysh mungesën e transparencës në kontratë. Për më tepër, kompania që e bën mbikëqyrjen e punëve nuk i ka pranuar pretendimet e Bechtelit”, thuhet në reagimin e PSD-së që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.
Partia Socialdemokrate kërkon nga institucionet e Kosovës që sa më parë ta hetojnë gjithë procesin e ndërtimit të kësaj autostrade, që nga kontrata fillestare, e deri tek aneks-kontrata e fundit, ashtu që të gjithë përgjegjësit për keq menaxhim të fondeve publike të dalin para drejtësisë. “Republika e Kosovës nuk duhet ta paguajë dënimin ndaj Bechtelit, pa i dënuar ata që ia faturuan shumën”, thuhet në komunikatën e PSD-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025