Komisioni parlamentar për Legjislacion sot ka miratuar Projektkodin e Drejtësisë për të Mitur.
E lidhur me këtë, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu tha se në këto 40 amendamente janë marr parasysh 90 për qind të propozimeve të organizatave jo qeveritare.
“Jam njoftuar që 90 për qind e propozimeve të organizatave që merren me të drejtat e të miturve janë marr parasysh dhe më vjen mirë për këtë, për shkak se kanë qenë propozime të vlefshme, janë gjithsej 43 amendamente”, tha Haxhiu.
Në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar edhe Projektligjin për Noterinë; Projektligjin për Ndërmjetësim, atë për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe draft-rregulloren e Kuvendit.
Raporti për draft-rregulloren e Kuvendit, është kthyer përsëri në grupin punues për shkak të disa vërejtjeve në disa amendamente.
Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa tha se kjo rregullore është kushtetuese dhe nuk mund të procedohet tutje pa pasur një konsensus politik.
“Ne dimë që tash jemi në lexim të parë ka kaluar rregullorja megjithatë për me kalua në Kuvend duhet të kemi konsensus politik sepse duhen 80 vota për ta kaluar rregulloren. Ne edhe në komision në fakt në grupin punues jemi munduar të kemi konsensus edhe në ato amendamentet të cilat i kemi përkrahur, por edhe ato të cilat nuk i kemi përkrahur. Krejt esenca e të gjithë neve ka qenë që ta kemi një rregullore më funksionale” , tha Beqaj.
Deputetja Haxhiu ka shfaqur shqetësimin kryesor lidhur me mungesën e deputetëve në seanca parlamentare.
Sipas saj praktika më e mirë për të evidentuar mungesën e deputetëve është që deputetët të pajisjen me kartela që dëshmojnë praninë e tyre.
“Jam munduar me pa shumë praktika por është goxha e vështirë me pas një praktikë siç e ka Kosova, andaj kam menduar që e vetmja mundësi është që edhe deputeti me pas kartela që e dëshmon praninë e tij që e mat për shembull sa për qind të kohës për shembull 100 për qind ke qenë, 75 për qind në seanca plenare. Nëse ti nuk ke qenë në asnjë seancë parlamentare, ti as nuk e merr mëditjen ose duhet me u rregullua kjo për shkak se po vazhdojmë me pas probleme të vazhdueshme me mungesën e deputetëve në seancën plenare, këtë nuk kemi mundur ta adresojmë“, tha Haxhiu.
Ndaj këtij propozimi ka reaguar deputeti i LDK-së Arben Gashi, i cili tha se deputetët nuk duhet të penalizohen për mospjesëmarrjen e tyre në seancë, pasi që sipas tij ky është edhe instrument politik për të kundërshtuar ndonjë çështje.
“Mendoj që është çështje e rëndësishme, por është problematike, deputeti edhe me mos pjesëmarrjen në seancë ose në votim deklaron vullnet politik. Pra është instrument politik, nuk do të merr pjesë në seancë sepse e pamundëson një vendimmarrje , kështu që mendoj që është instrument i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm në duart e deputetit . Problemi kur po përkthehet në praktikë janë dy çështje, çështja është gjatë diskutimeve dhe çështja është në proces të votimit”, tha Gashi.
Gjatë ditës së sotme anëtarët e Komisionit për Legjislacion ka diskutuar edhe për Projektligjin për Noterinë, ku për këtë dokument, Lista Serbe ka propozuar disa amendamente të cilat kanë të bëjnë me përfaqësimin e komunitetit serb në organet e Noterisë. KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri