LAJMI I FUNDIT:

Hapet zyra postare në objektin e Komunës së Kamenicës

Hapet zyra postare në objektin e Komunës së Kamenicës

Posta e Kosovës ka hapur një zyrë postare në hapësirat e Komunës së Kamenicës, në të cilën qytetarët kanë mundësi të kryejnë pagesa të ndryshme me provizionin më të ultë në vend.

“Marrëveshja e nënshkruar sot në mes kryeshefit ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, u jetësua edhe me përurimin e Zyrës Postare në një ceremoni festive të përgatitur nga Komuna dhe stafi i ri i Zyrës Postare në ambientet e Komunës”, njofton Posta nëpërmjet një komunikate për media.


Me ketë rast, kryeshefi Hoxha uroi qytetarët e Kamenicës që nga sot iu krijuan kushtet që të gjitha shërbimet t’i kenë brenda një objekti, ndërsa iu bëri thirrje edhe kryetarëve të komunave tjera të Kosovës që ta ndjekin e shembullin e Kamenicës, Gjilanit, Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Rahovecit, për t’i mundësuar Postës së Kosovës të ofrojë shërbimet postare sa më afër qytetarëve.

Posta e Kosovës, e licencuar nga BQK për shërbimin financiar jobankar, ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizion shumë të ultë, në mbi 140 zyra postare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori