LAJMI I FUNDIT:

KOMF publikon dokumentin “Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve”

KOMF publikon dokumentin “Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve”

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve–KOMF ka publikuar dokumentin “Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve”. Ky dokument është hartuar në kuadër të Grupit Tematik për Arsim në KOMF.

KOMF me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve, krijimit të një ambienti të sigurt dhe miqësor, për të siguruar standardet më të larta të sjelljes dhe praktikës profesionale, prezanton modelin e Politikës së Mbrojtjes së Fëmijës, si një mjet që rrit vetëdijen dhe të kuptuarit e përbashkët mbi abuzimin, si dhe krijon një sistem parandalimi dhe mbrojtjeje për fëmijët ndaj formave të ndryshme të abuzimit.

Petrit Tahiri, kryesues i Grupit Tematik për Arsim në KOMF, theksoi se ky model përmban parimet dhe kornizat kryesore të nevojshme të Politikës së Mbrojtjes së Fëmijës, si dhe mbështetet nga udhëzime të qarta mbi atë se si duhet të zbatohet nga organizatat që punojnë me fëmijët.


Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve u prezantua nga anëtarët e Grupit Tematik për Arsim në KOMF: Remzije Krasniqi – SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Muhamet Arifi  – Balkan Sunflowers Kosova dhe

Albulena Shabani nga oraganizata “Terre des hommes” tha se organizatat rekomandohet të monitorojnë rregullisht zbatimin e procedurave dhe zbatimin e Politikës së Mbrojtjes së Fëmijës.

Ai than se krahas monitorimit dhe vlerësimit të përgjithshëm të Politikës të Mbrojtjes së Fëmijës, do të zhvillohet po ashtu monitorimi reaktiv (pas incidenteve).

KOMF inkurajon të gjitha organizatat jo qeveritare dhe qeveritare, si dhe organizatat fitimprurëse, të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, të hartojnë dhe të adaptojnë Politikën për Mbrojtjen e Fëmijës, bazuar në programet dhe specifikat e organizatës, për të garantuar një ambient të sigurt dhe mbrojtës për fëmijët.

Krahas hartimit të Politikës për Mbrojtjen e Fëmijës, organizatat rekomandohen fuqishëm të bëjnë ngritjen e kapaciteteve të personelit për zbatimin e politikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori