Prodhuesit kosovarë u desh ta presin mesin e vitit 2018 për të qenë të barabartë në treg me ata të huaj, produktet e të cilave deri tani janë shitur më lirë sesa vet kostoja e prodhimit të tyre në Kosovë.
Vendimet e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, për vënien e tarifës prej katër centësh në kilogramë për miell të importuar nga Serbia, dy centë në blloka, dhe në qumështin nga Bosnja dhe Hercegovina ua dhanë këtë të drejtë që u takonte.
Duke arsyetuar këto masa, ai ka theksuar se ato u morën me qëllim të barazimit të kostos së prodhimit me çmimin, që prodhuesit vendorë të jenë të barabartë me ata të huaj.
Ai madje ka shprehur habinë pse këto masa nuk janë marrë më herët, meqë sipas ministrit Hasani ato parashihen edhe në ligjet në fuqi – Ligjin për Anti-dumping dhe atë për Masa Mbrojtëse.
Por paraardhësja e Hasanit në këtë post, Hykmete Bajrami ka thënë se ajo nuk i ka marrë këto masa për të respektuar ligjet në fuqi dhe marrëveshjet për tregti të lirë.
Ajo ka dështuar të qartësojë për cilat ligje dhe për cilat marrëveshje e ka fjalën, siç ka dështuar t’i mbrojë prodhuesit vendorë nga pabarazia në treg me importuesit.
Ish-ministrja më tutje nënvizon se duhen bërë analiza të mëtejme për ta vlerësuar efektin e këtyre masave, analiza të cilat ka pasur kohë tre vjet për t’i bërë.
Mbetet akoma e paqartë pse krejt këto punë s’i bëri ministrja gjatë kohës sa drejtonte me këtë dikaster qeveritar. A e pengoi dikush? A u frikësua nga dikush? Apo thjesht s’e kishte vullnetin për ta marrë barrën e këtyre vendime?
Të gjitha këtyre pyetjeve prodhuesit vendorë u kanë kërkuar përgjigje për kohë të gjatë. Përgjigjet që s’ua dha dot ish-ministrja Bajrami, me shumë mundësi, do t’i marrin nga periudha e zbatimit të vendimeve të ministrit Hasani. Klan Kosova/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje