Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka pritur në takim një delegacion të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë, si dhe përfaqësues të GIZ-it në Kosovë.
Temë diskutimi ishte situata në tregun e punës në Kosovë, ku ministri i njoftoi rreth gjendjes aktuale, politikave dhe përpjekjeve të MPMS-së për rritje të punësimit në vend.
“MPMS, nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve në masat aktive të tregut të punës dhe ofrimit të mundësisë për aftësim profesional në qendrat tona të aftësimit, po përpiqet të zbus papunësisë në vend dhe të krijojë mundësi për qytetarët tanë që të bëhen pjesë e tregut të punës”, tha ministri.
Gjithashtu, ministri i njoftoi se MPMS-së është duke bërë përpjekje maksimale për lidhje të marrëveshjeve për punësim sezonal me disa shtete të BE-së dhe më gjerë ku tha se së shpejti pritet të kemi marrëveshjen e parë. Në këtë pikë, ministri kërkoi bashkëpunim nga Qeveria gjermane në mënyrë që të mund të ketë një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ministri falënderoi përfaqësuesit gjerman për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Gjermania po i jep Kosovës dhe në këtë pikë mori premtime nga përfaqësuesit gjerman se do të ndihmojnë Qeverinë e Kosovës aty ku paraqitet nevoja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare