LAJMI I FUNDIT:

Soltes: Shpresoj në lajme të mira për vizat në fund të vitit

Soltes: Shpresoj në lajme të mira për vizat në fund të vitit

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, e quajti të vonshme çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi që tha se është dashur të ndodhë para dy vitesh.

Sholtes këtë deklaratë e bëri të ditur në një konferencë për media, ku tha se shpreson që deri në fund të këtij viti do të ndodh  liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

“E kuptojmë që ka pritje të mëdha nga qytetarët e Kosovës për liberalizmin e vizave pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Liberalizimi i vizave realisht është shumë vonë por mos e fajësoni  Bashkimin Evropian. Po bëjmë më të mirën nga ana jonë në Parlamentin Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave. Shpresoj që rekomandimet nga Komisioni Evropian do të jenë pozitive. Kjo do të jetë njëkohësisht një mesazh shumë i rëndësishëm sa i përket Komisionit Evropian, për të dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave. Sinqerisht shpresoj që vërtetë do të ndodh në fund të këtij viti”, ka thënë Sholtes.


Ai po ashtu tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë ta kenë liberalizimin e vizave për të udhëtuar lirshëm në Evropë.

“Ne nga Parlamenti Evropian gjithmonë jemi në favor të liberalizimit të vizave. Shumë shpesh e kam përmendur që banorët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave dhe duhet të udhëtojnë të lirë në Evropë. Ditëve të fundit po diskutojmë mjaft tema të rëndësishme ku ka ende hapësirë për përmirësim. Në veçanti për zbatimin e ligjit për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reformën e sistemit gjyqësorë dhe pavarësinë e prokurorisë dhe gjykatësve. Një pikëpyetje tjetër që është vënë në pah është dhe çështja e transparencës, dhe synimi është që t’i mbuloj të gjithë sektorët publikë. Njëkohësisht kjo d.m.th që parlamenti dhe institucionet tjera duhet të informojnë me kohë dhe me fakte reale. Marrëveshjet Ndërkombëtare, së paku duhet të diskutohen në Parlamentin e Kosovës. Përpos çështjeve buxhetor dhe financiare duhet të bëhen lëvizje në çështjet administrative. Nëse dëshirojmë që të flasim për reformën e administratës publike dhe për numrin e ministrave dhe zëvendës ministrave, Kosova duhet ta di se ku do të arrij në të ardhmen. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të përgatisim prioritetet  e programit ekonomik. Këtë duhet ta bëjmë edhe në sistemin arsimor dhe të shëndetësisë. Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme  të diskutohet sektori i mjedisit”, tha Sholtes.

E sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai tha se dialogu duhet të vazhdoj sa më shpejt.

“Ky dialog duhet të vazhdoj sa më shpejt që është e mundur dhe dëshiroj të përfundoj me sukses me marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët” , theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori