Uashingtoni po ndjek me vëmendje ndërsa Shtëpia e Bardhë përgatitet për takimin e nivelit të lartë të javës së ardhshme mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Bisedimet që do të mbahen në Singapore dhe që Trump i anuloi muajin e kaluar, tani janë planifikuar përsëri, duke u dhënë shkas spekulimeve për rezultatet e mundshme të takimit.
Në fund të javës së kaluar, Presidenti Trump u takua me një të dërguar koreano-verior, mori një letër nga Kim Jong Un dhe konfirmoi se takimi do të mbahej …
“Procesi do të fillojë më 12 qershor në Singapor”, tha Trump,
… por me pritshmëri të kufizuara.
“Ne nuk do të shkojmë dhe të nënshkruajmë ndonjë gjë më 12 qershor. Nuk ishte asnjëherë në plan. Është fillimi i një procesi. Dhe unë u thashë që kanë kohë. Mund të përparojmë me shpejtësi ose ngadalë”. tha ai.
Veteranë të negociatave të kaluara me Phenianin, po japim mendimet e tyre.
“Rreziku tani është se mos kthehet thjesht në një mundësi për reklamë…Megjithatë duhet bërë dhe mund të përfitojmë prej tij. Çfarë do të përbënte sukses? Sukses do të ishte reduktimi i përdorimit të provave bërthamore dhe raketave, shkatërrimi i armëve nga Koreja e Veriut”, thotë ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Bill Richardson.
Administrata po përcakton qëndrimet e saj para takimit.
“Ne do të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut. Masat ndaj Koresë së Veriut do të zbuten vetëm kur të demonstrojë hapa të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm drejt asgjësimit të armëve bërthamore”, thotë Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis.
Sipas analistëve, mund të duhen vite para se të jetë e sigurt që Koreja e Veriut do ta mbajë fjalën.
“Ne nuk e dime se ku janë të gjitha armët, sa kanë dhe ku i fshehin. Ata kanë mijëra tunele të fshehura. Prandaj procesi i verfikimit do të jetë shumë i vështirë për t’u realizuar dhe duhet të kemi pritshmëri realiste”, thotë Sue Mi Terry, ish-analiste e CIA-s.
Ambasadori Richardson thotë se koreano-veriorët janë negociatorë të vështirë dhe do t’i vënë në prove aftësitë e Presidentit Trump për të arritur marrëveshje.
“Duhet të jetë jashtëzakonisht i përgatitur. Kim Jong Un do të jetë shumë i përgatitur. Ai i njeh shumë mirë programet e veta bërthamore”.
Përsa i takon letrës së Kimit, që iu dha në një zarf të madh, Trump nuk ka thënë se çfarë kishte shkruar udhëheqësi i Koresë së Veriut.
Pheniani shkarkon tre udhëheqës të rëndësishëm ushtarakë
Agjencia koreanojugore e lajmeve Jonhap tha se tre nga udhëheqësit kryesorë ushtarakë të Koresë së Veriut janë zëvendësuar.
Duke cituar një burim të agjencisë koreanojugore të zbulimit, agjencia Jonhap tha se ndryshimet janë bërë, si nxitje drejt një marrëveshjeje me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se tre drejtuesit e mëparshëm nuk kishin elasticitetin e duhur ndaj ndryshimit të politikave.
Ndryshimet shihen si një përpjekje e Phenianit për ta bërë ushtrinë koreanoveriore të jetë në sinkron me politikën, në prag të një marrëveshjeje të mundshme për çarmatosjen bërthamore mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit Kim Jong Un në takimin e planifikuar për më 12 qershor në Singapor. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë – pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Kryediplomati turk thotë se vendi i tij mund të pranojë disa palestinezë të liruar nga Izraeli
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos