LAJMI I FUNDIT:

Nga paslufta deri më sot mërgimtarët kanë paguar 200 milionë euro për Kartonin e Gjelbër

Nga paslufta deri më sot mërgimtarët kanë paguar 200 milionë euro për Kartonin e Gjelbër

Deputeti nga radhët e PSD-së, Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë ka paraqitur projekt-rezolutën lidhur me Kartonin e Gjelbër.

Në prezantimin e kësaj rezolute, deputeti Topalli tha se që nga pas lufta deri më sot nga mërgimtarët janë mbledhur mbi 200 milionë euro, ndërsa janë paguar vetëm 10 për qind dëme.

Ai tha që zgjidhja është e mundur, por duhet një angazhim më i madh.


“Zgjidhja është e mundur, por duhet një angazhim më i madh. Është shenjë respekti nga institucionet e Kosovës ndaj bashkatdhetarëve tonë që gjenden jashtë vendit dhe është një barrë në buxhetin e tyre”, tha ai, shkruan Telegrafi.

Topalli tha se duhet të krijohet Komisioni për Kartonin e Gjelbër.

Deputetët në Kuvend janë duke diskutuar lidhur me këtë temë. /Telegrafi/