LAJMI I FUNDIT:

E dëshmon edhe shkenca: Personat që vënë syze janë më të mençur sesa tjerët!

E dëshmon edhe shkenca: Personat që vënë syze janë më të mençur sesa tjerët!

Shkenca sapo e ka konfirmuar atë për çfarë kemi dyshuar gjithmonë: personat që vënë syze janë më inteligjentë sesa tjerët.

Ndonëse më herët kjo ka qenë vetëm një stereotip, tani, pas analizimit të të dhënave gjenetike të përafërsisht 45,000 personave, hulumtuesit kanë zbuluar se personat e klasifikuar si ‘inteligjentë’ janë deri në trefish më të prirë të kenë gjene që i bëjnë ata të kenë nevojë për syze, transmeton Telegrafi.

Edhe pse studimi nuk ka mundur të shpjegojë se përse ekziston kjo lidhje, studimi gjithashtu ka sugjeruar se ata me inteligjencë të lartë kanë qene që ndërlidhen me shëndet më të mirë kardiovaskular.


Pra, sipas këtij studimi, nëse ju vëni syze, shanset janë të mëdha se jeni më të mençur sesa shokët/shoqet tuaja me sy si të shqiponjës. /Telegrafi/