LAJMI I FUNDIT:

Koncerti i plotë i Rita Orës në Tiranë (Video)

Koncerti i plotë i Rita Orës në Tiranë (Video)

Rita Ora ka mbajtur një koncert të suksesshëm në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Ajo ka performuar para mijëra qytetarëve këngët e saj më të suksesshme, ndër to edhe hitin e fundit “Girls”.


Momenti më kulminant ka qenë ai kur artistja shqiptare për herë të dytë pati shansin që para shqiptarëve të ekzekutojë vallen e Rugovës.

Rita Ora kërcen edhe njëherë vallen e Rugovës për publikun shqiptar
Lexo po ashtu Rita Ora kërcen edhe njëherë vallen e Rugovës për publikun shqiptar

Ndërkohë, pas përfundimit të “Lonely together”, Rita ka bërë një përshëndetje për mikun e saj të ndjerë, DJ Aviciin, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Tutje, ajo ka përfunduar performancën e saj me këngën “Anywhere”.

Këngëtarë e politikanë në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, figurat publike që ndoqën nga afër koncertin e Rita Orës
Lexo po ashtu Këngëtarë e politikanë në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, figurat publike që ndoqën nga afër koncertin e Rita Orës

E veshur me stil dhe rrethuar nga balerinë profesionistë, Ora dhuroi një performancë të veçanta para mijëra shqiptarëve që shkuan për të parë interpretimin e saj.

Koncerti i saj i plotë është publikuar për fansat e saj edhe në kanalin Youtube. /Telegrafi/