LAJMI I FUNDIT:

Mbaron koncerti i suksesshëm i artistes Ora në Tiranë, Rita: Ju dukeni të gjithë shumë bukur, faleminderit që ishit këtu

Mbaron koncerti i suksesshëm i artistes Ora në Tiranë, Rita: Ju dukeni të gjithë shumë bukur, faleminderit që ishit këtu

Ka përfunduar koncerti spektakolar i artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora në Tiranë.

Ajo ka performuar para publikut shqiptar në sheshin “Skënderbej” disa nga hitet e saj më të mëdha në karrierë.


Rita Ora😍 #RitaOra

A post shared by Xing.al (@xing.al) on Jun 3, 2018 at 1:26pm PDT

E veshur në ngjyrën e verdhë dhe me flokë ngjyrë të kuqe, këngëtarja shqiptare tregoi se janë ngjyrat e flamurit ato që e çuan drejt këtij ndryshimi drastik.

Rita Ora: Jam në Shqipëri, dhe siç e shikoni flokët e mia janë të kuqe
Lexo po ashtu Rita Ora: Jam në Shqipëri, dhe siç e shikoni flokët e mia janë të kuqe

Momenti më kulminant ka qenë ai kur këngëtarja bashkë me valltarët, kanë kërcyer vallen e Rugovë, njëlloj siç kishin bërë edhe në koncertin e 17 shkurtit, në Prishtinë.

#RitaOra e kall atmosferen ne Tirane 😍😍🇦🇱

A post shared by VIP Shqiptarë 📷 (@vip.shqiptare) on Jun 3, 2018 at 1:22pm PDT

Ndërsa pas përfundimit të këngës “Lonely together”, Rita ka bërë një përshëndetje për DJ-në tashmë të ndjerë, Aviciin, meqë këtë këngë e kishte në bashkëpunim me të.

Rita Ora kërcen edhe njëherë vallen e Rugovës për publikun shqiptar
Lexo po ashtu Rita Ora kërcen edhe njëherë vallen e Rugovës për publikun shqiptar

“Një përshëndetje për Aviciin ju lutem”, ka thënë ajo pas përfundimit të kësaj kënge.

“Anywhere” ishte kënga e fundit që Ora performoi për fansat shqiptarë. Përgjatë interpretimit, ajo dha një mesazh shumë të veçantë, duke thënë se mund të bëheni kushdo, kudo.

Pasi ka përfunduar interpretimin e këngës së fundmi, ajo është kthyer nga publiku për të realizuar një fotografi me ta.

“Ju dukeni të gjithë shumë bukur,faleminderit që ishit këtu. Mirupafshim”, ka përfunduar këngëtarja shqiptare.

Dalja e saj nga skena është përcjellë me fishekzjarre, të cilat për disa sekonda ndriçuan qytetin e Tiranës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori