Tryezat e qytetarëve të Prizrenit gjatë muajit të Ramazanit pasurohen me ushqimin e domosdoshëm, simbol i këtij muaji të shenjtë, pitajkën.
Në qytetin historik të Kosovës, në Prizren muaji i shenjtë i Ramazanit vazhdon të ruajë traditën e tij ndërsa atmosfera që sjell ky muaj është më ndryshe se në qytetet e tjera të Kosovës.
Që nga orët e mëngjesit qyteti është tejet i qetë, restaurantet e kafenetë janë të zbrazëta. Qetësia vazhdon deri në iftar, ku pothuajse koha e vetme kur lëvizja e qytetarëve është e madhe është koha e “pitajkave” (ndonjëherë edhe pitalkave) apo “pitajkave me vezë”. Ky ushqim tradicional për Prizrenin, i cili zakonisht përgatitet vetëm gjatë këtij muaji është shndërruar në simbol të Ramazanit.
Para ardhjes së kohës së iftarit qytetarët përgatisin “harxhin” që do të çojnë në furrë për ta përgatitur ushqimin e tyre të domosdoshëm në tryezën e iftarit, pitajkën me vezë.
Pitajka përgatitet nga brumi i përgatitur në furra, pra mund të jetë e thatë, ose me farë të zezë sipër, ndërkaq qytetarët sipas dëshirës së tyre i dërgojnë nëpër furra pjesën që do të shtrohet sipër pitajkës, e cila zakonisht përbëhet nga gjiza dhe vezët, yndyra, e ndonjëherë sipas dëshirës edhe ndonjë lloj mishi, barishte, djath.
Tryezat e qytetarëve të Prizrenit gjatë muajit të Ramazanit pasurohen me ushqimin e domosdoshëm, simbol i këtij muaji të shenjtë, pitajkën.Në qytetin historik të Kosovës, në Prizren muaji i shenjtë i Ramazanit vazhdon të ruajë traditën e tij ndërsa atmosfera që sjell ky muaj është më ndryshe se në qytetet e tjera të Kosovës.
Qytetarët zakonisht disa orë para iftarit, për shkak të kërkesës së madhe, e çojnë në furrë harxhin e përgatitur, ku shihet që në afërsi të furrave qytetarët formojnë radhë të gjata duke pritur pitajkën e Ramazanit me tepsia në duar. Edhe pse shumica e qytetarëve agjërojnë me orë të tëra, dashuria për pitajkat nuk i kthen ata nga rruga e pritjes ndonjëherë edhe disa orëshe që t’iu vije radha e pitajkës së tyre. Me çmimin e volitshëm prej 30 centësh pitajka i përshtatet çdo kategorie të shoqërisë.
Kështu ndodh edhe në një njërën prej furrave në rrugën “Nijazi Alishani” në Prizren. Pronari i furrës Zaim Muhaxheri në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se për përgatitjen e pitajkës ata e përgatisin brumin dhe se materialin që vendoset sipër e sjellin klientët e tyre. Duke treguar se me vite të tëra e punojnë këtë punë, Muhaxheri thotë se gjatë ditës kanë kërkesa aq të mëdha saqë nuk mund t’i arrijnë t’i përmbushin ato për shkak të kapacitetit të kufizuar.
“Ata e përgatisin materialin ndërsa ne përgatisim brumin. E hedhim sipër dhe bëhet pjekja. Kërkesa është jashtëzakonisht e madhe mirëpo ne e kemi kapacitetin e kufizuar”, thotë ai.
Sipas tij, kjo është një traditë e lashtë e qytetit të Prizrenit. “Që 40 vite aq sa mbaj mend unë dhe 35 vite që unë punoj është kjo traditë. Për më tepër nuk di, mirëpo sipas asaj që thuhet është një traditë qindra vjeçare”, thotë Muhaxheri.
Ai thotë se përveç kërkesave të veçanta, Pitajka e Ramazanit çdo vit përgatitet vetëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ndërsa Bujar Kaçka, i cili është në radhë duke pritur për të marrë pitajkat e tij tha se gjatë gjithë Ramazanit pothuajse çdo ditë vjen në këtë furrë për të marrë pitajka.
Ai thotë se kjo është një traditë që vjen nga e kaluara.
“Me ardhjen e Ramazanit menjëherë në mendje na vjen pitajka. Është një gjë speciale që i përket Prizrenit”, tha Kaçka.
Sipas tij, në Prizren Ramazani përjetohet më ndryshe se në qytetet tjera. “Tradita e Ramazanit në Prizren ende vazhdon me ritmin dhe mënyrën e njëjtë, por nuk besoj se e njëjta vazhdon në qytetet tjera”, thotë ai.
Zyrafete Demiri, e cila pak kohë para iftarit mori pitajkat e saj tha se përgaditja e pitajkave është traditë vetëm e Prizrenit. “Kjo është tradita e Prizrenit. Vetëm Prizreni e ka, vendet tjera nuk e kanë. Është simbol i Prizrenit që moti”, thotë ajo.
Demiri tregon se ndonjëherë u bie të presin shumë dhe ndonjëherë më pak për marrjen e pitajkave, meqë sipas saj, ka kërkesë të madhe për të nga të gjithë qytetarët. Ajo po ashtu tha se Prizreni është i veçantë për nga atmosfera e Ramazanit, ku ndonjëherë këta përgatisin iftare me pitajka e ndonjëherë shkojnë tek miqtë e tyre për të kaluar së bashku.
Në fund të ditës, rrugët e zbrazëta të qytetit mbushen me automjete dhe njerëz të cilët shpejtojnë që t’i çojnë pitajkat në tryezat e familjeve të tyre. Pitajkat zakonisht në tryezë shoqërohen me djathin e sharrit (djath tradicional që prodhohet në rajonin e Maleve të Sharrit) dhe me lloje tjera të ushqimit e të sallatave të ndryshme të përgatitura për iftar.
Pitajka e Ramazanit në Prizren vendin e saj përveç se në iftar e gjen edhe në syfyr, ku disa nga familjet gjatë iftarit përgatisin më shumë pitajka, që ato t’u mjaftojnë edhe gjatë kohës së syfyrit. Sipas qytetarëve, ky lloj i ushqimit, për shkak të përmbajtjes së saj me vezë është tejet i rëndësishëm dhe mundëson që njerëzit të ndihen të ngopur. /aa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri