LAJMI I FUNDIT:

Në Nju Jork u mbajt marshimi kundër armëve

Në Nju Jork u mbajt marshimi kundër armëve

Një numër i madh i aktivistëve në Nju Jork protestuan kundër ligjeve në lidhje me armët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe kundër sulmeve të shpeshta të armatosura në shkolla.

Protestuesit të cilët kërkuan çarmatim individual, marshuan në urën Brooklyn.

Një numër i madh i protestuesve, të cilët mbanin fanella ngjyrë portokalli për të tërhequr vëmendjen në dhunën e armatosur, brohoritën slogane kundër armatimit individual dhe shpalosën pankarta me mbishkrime “Mund t’i japim fund dhunës së armatosur”, “Mjaft më”, përcjell Telegrafi.


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në sulmet e armatosura në shkolla humbin jetën një numër i madh personash, shpesh në rend dite vjen debati për çarmatim individual. /Telegrafi/