LAJMI I FUNDIT:

Disa tifozë ia sulmuan babanë në tribuna, Tosun harron ndeshjen dhe kërkon t’i qërojë hesapet me ta

Disa tifozë ia sulmuan babanë në tribuna, Tosun harron ndeshjen dhe kërkon t’i qërojë hesapet me ta

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen miqësore mes Tunizisë dhe Turqisë e zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës.

Në minutën e 54-të Tosun shënoi nga penalltia për 1-0, por tunizianët reaguan menjëherë duke barazuar rezultatin në 1-1.


Po luhej minuta e 57’ kur Cenk Tosun u largua nga loja dhe u nis drejt tribunës qendrore.

Sulmuesi turk i Evertonit pa në tribunë se disa tifozë ia sulmuan babanë dhe deshi që të qëroj hesapet me ta.

Disa tifozë kishin hedhur fishekzjarre drejt babait të tij dhe familjes tjetër Tosun, ndërsa sulmuesi reagoi ashpër.

Bashkëlojtarët dhe stafi i Kombëtares turke e ndaluan të ngjitej në tribuna, ndërsa Tosun i bëri me shenjë se do t’ia priste kokën.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes e largoi nga loja me karton të kuq kapitenin e Turqisë pasi ndaloi lojën për tu marrë me tifozët.

Ky gjest i sulmuesit bëri bujë të madhe jo vetëm në Turqi po në gjithë Evropën.

Gjithsesi Tosun pas ndeshjes ka kërkuar falje për gjestin e bërë.

“Në atë moment riktheva kokën nga banka rezervë dhe pash lartë në tribuna se disa tifozë po grindeshin me babanë tim”.

“Karakteri im është më i rëndësishëm se futbolli, por nuk ishte një gjest i mirë dhe kërkoj falje”, ka thënë Tosun pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori