Gjatë tre viteve të ardhshme Maqedonia do të duhet të futet në borxhet të reja në vlerë të përgjithshme prej 2.3 miliard, ndërsa për të njëjtën periudhe shteti duhet të kthej borxh të vjetër në vlerë prej 1.5 miliard euro, për borxhin bazë dhe 500 milionë euro kamata, shkruan gazeta Koha.
Kështu thuhet në “Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë 2019-2021″, të publikuar nga Ministria e Financave. Në këtë strategji përveç që parashihet rritje rrogash, rritje e konsumit personal, rritje të Bruto Prodhimit Vendor parashihet dhe rritja e borxhit publik që të mundet Maqedonia në kohë të kthejë borxhet e vjetra, të paguaj kamatat si dhe të realizojë investimet e planifikuara. Njëherësh parashihet dhe dhënia e eurobligacionit të ri në tregun e jashtëm financiar.
Sipas paralajmërimeve deficiti buxhetor gjatë periudhës së ardhme do të zvogëlohet si në vlerë absolute ashtu edhe në përqindje të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), gjegjësisht në vitin 2019 parashihet të jetë 2.5 për qind nga BPV ndërsa në vitin 2021 do të jetë vetëm 2 për qind.
” Financimi i deficitit të planifikuar do të sigurohet përmes huamarrjeve të reja nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankave komerciale apo fondeve vendore. Futja në borxh tek institucionet e jashtme financiare do të bëhet përmes tërheqjes se kredive me kamata të volitshme për financimin e disa projekteve kapitale si dhe përmes dhënies së euroobligacionit të ri në tregun ndërkombëtar “, thuhet në Strategjinë Fiskale.
Gjithashtu edhe politika disiplinore fiskale do të sigurojë lëvizje stabile të borxhit publik dhe në kohë afatmesme do të arrijë nivelin prej 54.8 për qind të BPV-së dhe në vitin 2020 si rezultat i përshpejtimit të projekteve kapitale do të zvogëlohet në 53.8 për qind të BPV-së në vitin 2021.
“Më saktë borxhi publik do të lëvizë nën limitin e caktuar për afatmesëm dhe afatgjatë nën nivelin prej 60 për qind të BDP-së”, thonë nga Ministria e Financave, duke shtuar se llogaritjet e strategjisë fiskale për tre vitet e ardhshme bazohen në rritjen ekonomike dhe BPV-së si pasoje parashikimeve të volitshme për ekonominë Evropiane, rritjen e investimeve në Maqedoni , rritjen e pagave dhe uljen e papunësisë.
“Në vitin 2019 parashihet që rritja ekonomike të jetë 3.5 për qind , në vitin 2020 – 4 për qind dhe në vitin 2021 rritja ekonomike parashihet të jetë 5 për qind”, thonë nga Ministria e Financave.
Për ekspertët ekonomikë parashikimet e “Strategjisë fiskale 2019-2021” nuk janë edhe aq optimiste ku kemi parasysh paralajmërimet për futje të reja në borxh që mundet në mënyre direkt të ndikojnë në mosrritjen ekonomike.
Eksperti ekonomik Marjan Petreski shprehet se nuk ka dilemë se shteti po shkon drejt linjës së kuqe sa i përket rritjes se borxhit publik për shkak se pjesa më e madhe e këtyre borxheve shkojnë për mbulimin e harxhimeve rrjedhëse të buxhetit apo thjeshtë thënë për kthimin e borxheve të vjetra.
“Borxhi publik relativisht për një kohë shumë të shkurt u dyfishua prandaj konsolidimi i borxhit publik është më se i nevojshëm. Kjo do të thotë se në të ardhmen për çdo huamarrje të re në tregun e brendshëm financiar, Qeveria duhet të jep informata të sakta se për çka futet në borxhe të reja, që do të thotë se çdo cent që do të merret borxh të tregohet sakte se për çfarë nevoje merren këto para dhe se shpenzimi i këtyre parave të jetë transparente nga ana e Qeverisë. Rritja e borxhit publik, i cili për momentin është 5 miliard euro, pas tre viteve do shkojë në 7 miliard euro”, thotë për Koha, Peterski.
Instituti për analiza ekonomike the politike “Finance Think” ka dalë më qëndrimin se se projektimet në strategjinë më saktë projektimet makroekonomike duken arbitrare dhe jo mjaftueshëm të bazuara në logjiken ekonomike.
“Edhe pse rritja ekonomike prej 5 për qind për afat të mesëm është qëllim legjitim, përshpejtimi i rritjes ekonomike prej 4 për qind në vitin 2020 dhe 5 për qind në vitin 2021 duken si një rrezik i theksuar. Rreziqet e jashtme diktojnë një rritje jo të mjaftueshme të kërkesave nga tregjet e huaja si dhe pasiguria e Maqedonisë rreth integrimeve Evropiane. Rreziku vendor është i mundshëm për shkak të proceseve politike jo stabile, mosrealizmi i mjaftueshëm i investimeve kapitale si dhe përkrahje jo e mjaftueshme e qeverisë aktuale për investime në sektorin privat”, thonë nga Finance Think./Koha/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Osmani për masakrën në lagjen Tusuz të Prizrenit: Vendosja e drejtësisë për viktimat, përkushtim i çdoditshëm i yni
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali – Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi